Atletico Madrid ka fituar në stadiumin “Vicente Calderon” ndaj Elches me rezultat 2:0. Të besuarit e trajnerit Diego Simeone, kaluan në epërsi në minutën e 49 të takimit. Për fitoren e Atleticos u përkujdes qendër-mbrojtësi Miranda. Ky i fundit realizoi gol me kokë në minutën e 72. Pas kësaj fitore, Atletico mbetet në vendin e parë të renditjes të ligës spanjolle me 85 pikë, që ndiqet me 6 pikë më pak nga Reali i vendit të dytë, dhe shtatë pikë me vendin e tretë, Barçën, por këto të fundit kanë nga një ndeshje më pak.
