Në fillim kanë hedhur një sasi eksplozivi në derën e Komisariatit të Fushë-Krujës, me qëllim që të çorientonin policinë në kontrolle dhe aksion, për të realizuar trafikimin e ngarkesës me tritol. Por duket se plani i grupit kriminal ka dështuar edhe fal filmimeve të kamerave të sigurisë, që pasi janë krahasuar me të parat, kanë çuar agjentët tek emrat e të dyshuarve. Jo vetëm është goditur grupi i dyshuar, por janë sekuestruar edhe 30 kilogram tritol i ndarë në 100 kallëpe të gatshme për trafikim.
Dy prej personave u arrestuan, një u shoqërua (në foton kryesore), ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim nga policia vendore. Në operacion morën pjesë mbi 100 forca të policive Krujë, Fushë-Krujë dhe Durrës, ndërsa u mbështetën edhe nga FNSH-të. Burime zyrtare njoftuan se pas operacionit të koduar “Detonatori”, ndaluan në orët e para të mëngjesit të dyshuarit Dorjan Picorri, 28 vjeç, Sajmir Ajazi, 34 vjeç, shoqëruan Redi Ndreun, 30 vjeç, banues në Krujë, ndërsa tre u shpallën në kërkim
dhe emrat e tyre nuk u bënë publik. Policia bëri me dije se ky grup dyshohet edhe si përgjegjës për atentatet me eksploziv ndaj Komisariatit dhe institucioneve vendore gjatë katër muajve të fundit.
Shkak kanë qenë jo vetëm hakmarrja për aksionet policore, por edhe krijimi i kaosit dhe pasigurisë për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm. Për të humbur gjurmët, 6 të rinjtë mësohet se ishin zhvendosur nga Kruja me banim në zonën e Tiranës. Por shkonin shpesh në Krastë, ku edhe kryenin veprimtarinë e paligjshme të trafikut të eksplozivit. Mbanin lidhje me furnizues të lëndëve plasëse dhe blerës, për qëllime të ndryshme. Kurse nga situata e pasigurisë përfitonin, duke kryer aktivitet nën hundën e policisë, që i është dashur të merret me hetimin e sulmeve.

Një sasi eksplozivi u hodh mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00, në derën e pasme të Komisariatit të Fushë-Krujës, pjesa e oborrit të brendshëm, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Sipas hetimeve të kryera, rezulton se dy prej të rinjve kanë pasur si plan sulmin e komisariatit, kurse të tjerët do shfrytëzonin kaosin për të kaluar lëndën plasëse nëpërmjet rrugëve dytësore drejt Tiranës. Policia tha se sekuestroi ngarkesën në fjalë në një makinë në zonën e Krastës. Ndaj Komisariatit Fushë-Krujë kanë ndodhur edhe dy sulme të tjera me eksploziv më 20 janar dhe 3 mars të këtij viti, me dëme materiale në makinat e policisë dhe të bllokuara. (Foto: Pamje nga materialet e bllokuara)

Rrasini ne burg per terrorizem e per tentative vrasje e mos i lini te dalin pa marre 30 vjet ne biruce.
Dhe pa mundesi amnistie, burg perjete.
Amin!
Bravo policise,ne biruce beuni nenen..se ben vaki qe gjykatat mund ti lirojne si te tjeret.Keto grupe kriminale marrin udhezime nga pinjoll te kryekorruptuesit,sa te mbarojne keta-policia do te ket shume pune
Keto jane suksese.Pak levdata dhe pune,pune.Populli shikon dhe ju vlereson
Sot eshte dita e 108-te nga 31 dhjetori i 2013-es,ne mbremjen e te ciles u vendos tritoli ne shtyllen e tensionit te larte ne Milot.
Kur do te identifikohen terroristet e ketij akti ? A po punohet ende ne kete piste hetimi apo eshte mbyllur?
Per mua cdo dite qe kalon ,pa vene ne pranga autoret,sherben vetem si nxitje dhe frymezim per terroristet.Nuk e kuptoj pse mungon informacioni per kete akt ,me peshe tejet te rende terrorizmi antikombetar.
Jo ne burg po futjani nga kallep tritoli ne prapanice dhe me fitil te ndezur beni qe te kecejne napoleonin se e ka hak fllelliqesirat..
nena motra gra kane keta ?
Nje plum kokes per secilin nga kto maskarenj !!!
Ore shteti ti zgjidhe shume gjera vete ashtu si amerika. E kape kriminelin futi nje ampule me afat per 6 muaj dhe iken me ballin larte krimineli. Ndryshe nuk shpjegohet per se i mban cfare fiton nga ata.
plumbin e kane pak
Merini ne pyetje mire se jane grupe qe mbeshteten nga PD dhe Sali C4. Nga nje cope dinamiti futuani ne bythe se aty e meritojne kriminelet.
nga nje pako tritol ne bythe e kane pak keta qener
A thua do dale ajo Grida Suma, a Silvi Zbardhi te mbrojne kriminelet?
morrat e saliut po bien ne pranga….yyyyyyy rrace shpellaresh…rrofte policia
antar te bandes se salistanit
Do ishte mire, qe policia gjate hetimit te shikoj perkatesine partiake te ketyre tritolvensve, me cilen force politike jane aktivizuar gjate fushatave elektorale.Kjo per faktin se veprimet e tyre tregojne hapur perpjekjet per destabilizimin e rendit. Kjo me qellim qe policia te orientoj forcen zbuluse ne te ardhmen, por jo te iinvestigoj kundershtaret politik te mazhorances.
Fiksojini mire provat materiale qe mos guxoje prokuror dhe gjyqtar ti lere ne gjendje te lire.Ti urojme punonjesit e policise qe realizuan edhe pse me vonese, kapjen e kriminelave.