Javën e ardhshme trupat amerikane vendosen në Poloni. Kjo bëhet për riforcimin e pranisë së NATO-s, në kuadër të tensioneve në Ukrainën fqinje, theksoi për ‘Uashington Post” ministri polak i Mbrojtjes. Sipas deklaratave për të përditshmen nga ministri i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak, i cili takoi dy ditë më parë homologun amerikan, Chuck Hagel, drejtuesit ushtarakë po punojnë tashmë mbi detajet e këtij plani në të cilin Polonia do të luajë një rol kryesor nën drejtimin amerikan. Sipas tij, ushtarët amerikanë do të vendosen në shtetet baltike, për të riforcuar praninë e NATO-s në Evropën qendrore dhe lindore.

Kjo eshte marrezi!