As i madh e as i vogël. Jo shumë i nxehtë por as shumë i ftohtë. Bëhet fjalë për një planet të ri të sapo zbuluar që duket i përshtatshëm për të jetuar, thonë disa astronomë nga vende të ndryshme.
Në orbitën e një ylli 500 vjet dritë larg, planeti i quajtur Kepler-186f ka thuajse të njëjtën madhësi sa toka. Sikurse tregojnë edhe këto pamje, ai sillet rreth diellit të vet në distancën e duhur për të patur ujë të lëngshëm në sipërfaqe. Është një kusht thelbësor për jetën që ne njohim.
Por nuk është krejt njëlloj si toka, thotë shkencëtarja e NASË-s Elisa Quintana.
“Është si kushëri i tokës dhe jo binjak i saj. Ka karakteristika të njëjta me tokën por diejt e tyre janë krejt ndryshe”.
Kepler-186f sillet rreth një dielli më të vogël dhe më të ftohtë se sa dielli ynë. Por astronomët shkruajnë në revistën Science se planeti duket më i ngjashmi me tokën krahasuar me qindra të tjerë të zbuluar më parë.

Ishalla nuk martohet ky kusheriri jone, se do te cahemi me njeri tjetrin, kush duhet te shkoje ne dasem.
Ndoshta bota do te degjoje Saliun, qe te caktohen dasmoret nga toka me komision parlamentar, ndoshta do ta marrin vesh kta kusherinjte e pare, se ne kemi te mbjella te bollshme per qejfin dhe na zbarkojne me ndonje anije qe ulet edhe ne majen e Vucidolit dhe na shkakton krize parlamentare, tani qe po pajtohemi.
Ku na doli ky kusheri, tani qe jemi edhe ne krize.
Mos i coni llaf se ekzistojme, se mos jane cope cop dhe na kerkojn borxh.
Kur te caktoni grupin qe do te shkojne per tpame ke kusheriri jone i pare, mos coni njetez qe ci ma barku i zbraz bardhaku, coni njerez setioze qe din me majt sekrete, qe mos te tregojne se jena mire me shnet e pare, se mos na verdhojne dhe na zejn deren me kerku azil dhe kur te shofin Salen qe u ngja nga fizionomia, bohen votues per Salen dhe mos o zot, na e mori edhe iher kryeministrine me vota te kusherinjve aliene.