Ndryshe nga e shkuara, kur në krye të grupimeve politike kanë qenë politikanë me stazh të ngjashëm, përballja Rama-Berisha duket sikur e thyen këtë rregull të pashkruar. I pari konsiderohet ende “i ri”, kurse për të dytin thuhet se kurba është në rënie. Si qëndron raporti mes brezave në politikën shqiptare?
Në përgjithësi, çështja e harmonizimit të brezave në politikë, në qeverisje, në shkencë dhe në lëmenjtë e tjerë të jetës, ka qenë dhe mbetet një problem i përhershëm njerëzor që kërkon bon-sense, mençuri, shkallë të lartë përgjegjësie dhe kulturë demokratike. Episode të konfliktit të brezave kemi hasur, por për mendimin tim do të ishte gabim që “përballja Rama-Berisha “të quhej konflikt brezash! Si në këtë rast, madje dhe në atë “Basha-Berisha” brenda PD-së, bëhet fjalë për berishizmin si politikë e sundim klanor, që nuk do t’i lëshojë pozitat sepse qenien në krye të një politike agresive e revanshiste e ka kthyer në çështje ekzistenciale, për vete dhe familjen e tij. Pa këtë “konstante” çdo analizë politike do të ishte e mangët, për sot dhe për të ardhmen e afërt.
Për ta sjellë këtë temë brenda PS së sotme, si ndjeheni kur flitet për “senatorë”, “të vjetrit”, etj., brenda partisë? Si po e menaxhon partia ku keni qenë figurë e rangut të parë për shumë vite, stafetën e brezave?
E njëjta temë e shtrirë brenda Partisë Socialiste ka pamje e dimensione të tjera. Veçse edhe këtu nuk është aq problemi, se nuk janë harmonizuar brezat, njerëzit me kontribute me të rinjtë që natyrshëm hyjnë në parti, apo marrin detyra të ndryshme në qeverisje, a në administratë. Çështje të tilla do të ketë vazhdimisht. Themelore, më duket mua, është zgjidhja e çështjes që ka të bëjë me natyrën e Partisë dhe me mënyrën e funksionimit të saj. Dhe, kjo sot nuk është thjesht çështje vetëm e PS-së, por e të gjitha partive shqiptare. Madje, çështje e partive në përgjithësi.
Realisht, para zgjedhjeve të 23 qershorit u bënë disa hapa edhe në këtë drejtim. Nuk i kam paragjykuar kur u bënë, por tani mund t’i gjykoj, sepse e shoh që nuk është bërë ajo që duhet, sepse shoh që ato kanë ndikuar negativisht, aq sa krijohet përshtypja se tashmë PS, me strukturat në bazë, asambletë në qendër e në bazë është shndërruar në një fiksion. Po t’i shtosh kësaj edhe mungesën e transparencës nga drejtuesit e partisë në qendër, çështja në fjalë bëhet edhe më serioze!
Afërsisht të njëjtën gjë do të thosha edhe për konceptet “të vjetër”, “senatorë të PS-së, “Të urtët e PS-së”, etj. Dikur “të vjetrit”, d.m.th. ata me stazh më të gjatë në parti e me kontribute të spikatura, u quajtën rëndom “xhaketa të vjetra”. Me që kjo nuk u prit mirë u emërtuan “senatorë”, “të urtë”. Më duken sinonime e tallje “luajale”, për të mos thënë mashtrime. Jo, jo në parti nuk mund të luhet kështu! Aq më tepër kur ajo ka marrë përsipër përgjegjësinë e qeverisjes në një periudhë krize.
Si po e qeveris vendin mazhoranca aktuale?
Edhe pse ka kaluar afati prej 100 ditësh, të domosdoshme për qeverinë që të formësohet e të nisë nga puna, afat që në praktikën botërore përdoret për inkurajim e mbështetje, jo për kritika, unë e kam të vështirë një analizë të mazhorancës qeverisëse. Di që ka siguruar një mbështetje ndërkombëtare solide: do të veçoja vizitën dhe mbështetjen gjermane; marrëveshjen me FMN-në që do të nxjerrë vendin nga kolapsi financiar; premtimet e shumicës së vendeve anëtare të BE-së për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat; diskreditimin e krerëve të opozitës shqiptare, që po përpiqen të sabotojnë në çdo hap Qeverinë Rama. Në këtë kuptim, mendoj se mbështetja dhe inkurajimi i qeverisë duhet të prevalojë në raport me kritikat.
A mendoni se aleanca PS-LSI është një koalicion afatgjatë, që do të sigurojë një qeverisje të qetë edhe për shumë vite? Apo forcat e brendshme dhe interesat e ndryshe, mund të sjellin çarje në të ardhmen?
Nuk do të doja ta vlerësoja koalicionin PS-LSI mbi bazën e koncepteve “afatgjatë” apo “afat shkurtër”, por duke marrë për bazë realitetin e tanishëm nëse ai është i dobishëm dhe i qëndrueshëm. Mendoj se ky koalicion mund të quhet i tillë, pra i dobishëm për vendin dhe i qëndrueshëm. Këtë e mbështes në ngjyrën e njëjtë politike, në programet politike gati të njëjta, si dhe në marrëveshjet konkrete midis tyre, të cilat mos qofshin thjesht “marrëveshje xhentëlmenësh”! Madje kam shprehur një mendim kohë më parë, që parti të tilla nuk ka pse ta quajnë të pamundur një unifikim të mundshëm në kuadrin e ndryshime që po sjell koha në caqet e partitologjisë bashkëkohore. / Skënder Minxhozi / Marrë me shkurtime nga JAVA

Kurdohere profesori nuk flet por gozhdon me llogjiken e tij dhe Rama duhet te degjoje
keshillat e njerezve te zgjuar ,sic eshte Profesor Serveti !
Shoh nje shtremberim flagrant te konceptit te brezave politike.
Gjeneratat e reja apo te vjetra politike, nuk gjykohen nga mosha po nga kauza e tyre politike.
Permendet ne kete shkrim me sens negativ “berishizmi” duke injoruar se Shqiperia ka akoma nje murtaje te pa sheruar te enverizmit te legalizuar ne parti politike.
Se pari duhet te ballafaqohet kauza enveriste me kauzen “berishiste”
Nuk mund te pretendohet sigurisht per lidere politike te persosur e te pagabueshem, por eshte e marezishme te heqesh paralele midis nje kauze kriminale diktatoriale politike, dhe bartesve ideollogjike e biollogjike te saj, dhe forcave te reja demokratike qe e permbysen ate sistem.
Sado te gaboje nje lider ne kushtet e nje sistemi demokratik pluralist, nuk e ka asnje shans qe te shkoje ne krimet e nje diktatori.
Sado e moderuar te paraqitet e majta shqiptare, historikisht vjen nga nje model i nje diktature me te eger staliniste ne Evrope. Duhet te kalojne ndoshta disa gjenerata te se majtes shqiptare, per te pretenduar per nje force politike te reformuar te se majtes euro-perendimore. Fakt eshte qe jo vetem ne ish vendet socialiste, por edhe ne vendet perendimore, akoma kemi parti komuniste ekstremiste terroriste qe zgjidhjen e problemeve politike e shohin ne dhunen bollshevike.
Ne Shqiperi ka ndodhur ajo qe nuk ka ndodhur ne asnje nga ish vendet socialiste.
Eshte i vetmi vend ku ka ndodhur nje revolucion komunist pas permbysjes se diktatures komuniste. Eshte i vetmi vend ku “e majta” ka tentuar te mare pushtetin me dhune edhe 20 vjet pas permbysjes se komunizmit.
Nese do ti referohemi historise se klaneve, me te cilen akuzohet ne kete interviste Berisha, dihet se ne historine e PPSH e PSSH, lufta e klaneve ka qene e pranishme deri ne zhdukjen e bashkepuntoreve te afert e deri ne fraksionimin armiqesor te klaneve socialiste per motive te luftes se klaneve korruptive
Ty mor petrit karabushi të ka ngelur ora tek enverizmi. Më një vrimë i bie kavallit në te gjitha komentet. Por qepa karabush nuk haet. Tralala!
Kukuvajkat e Enverit i kemi ne pushtet.
komentet e PROFESOR PELLUMBIT jane te goditura,kembanat bihen per qe degjojne.
PSE PLAKU SERVET SOT ESHTE ME I RREZIKSHEM SE BERISHA?
-Sepse Berisha eshte dale boje ndersa Serveti e ruan me mjeshteri hajduterine ne rrogoz
-Sepse Berisha mund te kete konsensus vetem tek nje pjese e Salisjaneve ndersa Serveti ka mbeshtetje edhe te injorances qe perveç titullit ‘profesor’ marre ne kohen qe jepte leksinon ‘luften e klasave si zevendes i Fiqirete Shehut Nuk i njohin asnje merite tjeter qe nuk ka.
-Saliut pake a shume i kane dale korrupsioni se ka qene deri von ne krye te pilafit e vazhdon te jete Serveti edhe pse ka qene 20 vjet ne perberje te kupoles ne shkaterrimin e shtetit i mbulon hija e sales siç mbulon edhe Meksin
-Saliu ngelet me i urryeri se ka vjedhur me shume ndersa Serveti ashtu si meksi me qe kane vjedhur me pak e gjynahe me pak nuk mund ti quaje injoranca hajdute.
-Serveti eshte me i hidhur se Saliu sepse 20 vjet nuk e hapi gojen as per korrupsion e as per krim sa ish ne krye te bandes se hajduterise menjehere sa u menjanua ‘shpiku’ katovicen si Kolombo Ameriken duke eperjashtuar vehten si nomeklature tere jeten e Mihal Bishes.
-Servet pellumbi ndryshe nga Saliu i ze vend llafi me shume kur hedh balte mbi PS pikerisht mbi ate PS qe ka drejtuar vete me dogma mesjetare qe ish kryetari i tij kur ish ne burg e quante ‘kenete’ e me von nxenesit e Servetit ishin Naçi.Baçi,Muçi etj
-Pare me kete llogjike delet ne konkluzion qe o eshte njeri i keq qe eshte mesuar tere jeten i perkedhelur i tere sistemeve familjarish o eshe hakmarres o punon si thuhet per agjanturat por SOCIALIST E PROFESOR AS QE MUND TE QUHET.Kur u zbulua Katovica e kush e zbuloi?
Gërshetimi i brezave,i përvojës se më te vjetërve me të rinjtë është parim universal i funksionimit te drejte te nje partie,organizate a shoqërie. Brezi i ri nuk duhet ta fillojë nga hici por mbi bazen e asaj qe mer nga më te vjetrit dhe e con përpara. Nuk mbahet “fronti” vetëm me ushtarë të rinj,të papërvojë dhe që s’kanë provuar kurrë një betejë!? Për mua z. Rama ka bërë gabimin strategjik të “heqjes kryq” vlerave që mbart brezi me i vjetër në ps. Dhe sic thotë një mendje e ndritur e njerëzimit “kur ke bërë një gabim në strategji rrallëherë u shpeton pasojave të tij”. Nuk do t’ju shpëtojë pasojave… Ka të drejtë prof. Pellumbi për epitetet “luajale” si “i urtë”apo “senator” që kanë marë konotacion tallës e mashtrues. E krijuan në ps “këshillin e te urtëve” por aha…të rrojnë për të keshilluar vetvehten se z. Rama asqë ka ndërmend të mblidhet e të këshillohet me ta!? Madje as me “kalamajte” e vet ministrorë më duket se nuk këshillohet!? Nga pikpamja logjike dhe filozofike i jap te drejtë prof. Pëllumbit për të gjitha ato që thotë ! Z. Rama duhet ta degjojë?
qeveria he per he eshte ne ajer si avion pa pilot.I mungojne fonde, kjo padiskutim eshte nje premise qe e dinin pa ardhur akoma ne pushtet dhe ndikon negativisht,por me shume po merren gazetat me Gjinot e korruptuar sesa qeverisja qe ka nje shumice te cilesuar ne parlament per te bere presionin e duhur.