Tiranë, ndahet nga e dashura, i kërcënon prindërit me SMS

anazapta

“E di sa do vuani ju? Ç’keni për të heq ju të fortët me mua. Beni kështu se do ta dëgjoni krismën. Unë po vij dhe vajzën s’e shikoni më. Do ta rrëmbejnë!”. Kështu ka shkruar një 26-vjeçar që nuk e ka duruar ndarjen nga e dashura e tij e mitur, me të cilën ishte njohur në Facebook dhe ka kërcënuar me SMS prindërit e saj. Të trembur, dy bashkëshortët denoncuan në policinë e kryeqytetit dhe pas arrestimit të T. M., Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për “përndjekje” dhe e dënoi me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *