Forcat policore “Shqiponja” shoqëruan dje në orët e para të mëngjesit, menaxherët e disa lokaleve të natës në kryeqytet, kryesisht zona e ish-Bllokut. Shkak për shoqërimin e tyre është bërë prishja e qetësisë publike. Sipas policisë së kryeqytetit, menaxherët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, rreth orës 02:00 pas mesnatës, për zhurmat që shkaktojnë me muzikën e lartë. Herë pas here uniformat blu marrin ankesa nga qytetarët për muzikën dhe zhurmat akustike që i shqetësojnë.
