Pushohet hetimi për blerjen e votave në Korçë

anazapta

Amnistohet çështja e ‘votave të Korçës’ në lidhje me akuzat për blerje votash gjatë zgjedhjeve lokale. Të gjithë personat të cilët ishin të akuzuar për përfshirjen në skemën e blerjes së votave, nuk do të ndiqen penalisht.

Prokuroria e Korçës ka bërë sot me dije, se amnistija e shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave përfshin edhe këtë kategori, duke qenë se bën pjesë në veprat penale që dënohen deri në dy vite burg.

Neni 325 i kodit penal për të cilin akuzohen personat e përfshirë në skandalin e zgjedhjeve dënohet nga gjobë deri në dy vite burg.

Megjithatë po kjo amnisti përjashton të dënuarit për veprën penale në fushën e zgjedhjeve, por interpretimi që personat e akuzuar nuk janë dënuar ende, i përfshin këta në pikën përgjithësuese të parimit te përgjithshëm që përfitojnë të gjithë ata që kanë kryer vepra penale me dënim deri në dy vjet. / ORA

Share This Article
4 Comments
  • Me pare autobusi dhe avioni te paguara nga Sali C4 dhe Ilir kokektrori, keta te dy dhe shpurat (shurrat) e tyre nuk do te dilnin ndonjehere nga burgu, per votues te sjelle nga Kosova, Italia e Greqia dhe qarkullimin e malokeve nga Bathorja e Kamza drejt Kukesit, Dibres ,Tropojes, Malesise se Madhe etj.

  • DAKORT JAM QE U PUSHUA CESHTJA PO ME NJE GJE S JAM DAKORT ME ILIR KOK LOPEN QE PO FUT PERCARJEN NDR SHQIPTAR HIQ NGA PUNA DHE VER TE LSI O KOK LOP KRIJO MIQ JO ARMIQ BASHKOJE KOMBIN MOS E PERCA BEJ MIRSIRA JO LIGESIRA

  • O Fat Man dhe ju e nderuara Jozi…

    po nga vetja, nuk ju vjen keq,
    qe shpreheni keshtu, qofte edhe me pseudonim?!

    dmth, ju thoni se tani e keni radhen ju te vidhni, jo ata te Saliut
    e, meqe ai keshtu ua paska bere, keshtu po e beni edhe ju tani?!

    dmth, meqe Saliu shkoi nje dite para gjyqit te Ilirit, ne shtepine e Metes
    dhe ia tha vendimin e dites tjeter,

    edhe per ju, si aleate te tij te sotem, ai eshte i pafajshem?!

    dmth Shqiperia ne vend numero, keshtu thoni ju?!

  • Pra jane AMNISTUAR keta bleresit e votave me 2000 leke te reja copen prandaj ka pushuar hetimi e jo se kane dale pa faj. Se titulli i shkrimit ” Pushohet hetimi per blerje votash ” me duket se perpiqet ti nxjerre te pafajshem ato qe i pame te gjithe duke blere vota per Rilindjen qe nuk po duket gjekundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *