Kamera e televizionit RAI pamje nga Lazarati (Video)

anazapta

Kamerat e televizionit publik italian janë futur në Lazarat. Gazetari Giacinto Pinto, i RAI, ka bërë filmime në fshatin ku kultivohet marihuana. Në kronikën e tij, gazetari Giacinto Pinto thotë se marihuana shqiptare ka pushtuar Evropën, ndërsa në Itali mbërrin në sasi përherë e më të mëdha, me mjete transporti gjithnjë e më të sofistikuara. Në Lazarat gjenden 350 mijë rrënjë kanabis në 320 hektarë tokë. 90 për qind e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marihuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit. Çdo kilogram marihuanë shitet për 300 euro. Të ardhurat nga tregtia e marihuanës dhe substancave të tjera të ndaluara arrijnë në rreth katër miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e GDP-së së Shqipërisë.

Share This Article
1 Comment
  • Jemi te paret ne Europe ,ketu ia kemi kaluar edhe Gjermanise . bravo Sali Lazarati na bere te kene turp femijet tane qe jetojne emigrante ne Itali me pune te ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *