Moska: SHBA kërcënon bllokimin e miliardave të Putinit

anazapta
 Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, e cilësoi sot si absurd kërcënimin, e përmendur nga gazeta britanike “The Times”, për sanksione amerikane kundrejt pasurisë personale prej disa miliardë që, sipas kësaj gazete, Vladimir Putin ka në bankat zviceriane.

Sipas artikullit të publikuar të premten nga “The Times”, që ka cituar një burim qeveritar amerikan anonim, SHBA-ja mendon, nëse Rusia dërgon trupa në Ukrainë, të kërkojë të sanksionojë personalisht Putinin duke bllokuar në bankat zviceriane rreth 40 miliardë dollarë që ai ka përfituar falë pjesëmarrjes në “Gazprom” dhe grupe të tjera hidrokarburesh.
“Është një farsë e vërtetë, krejtësisht absurde”, deklaroi zëdhënësi i Putinit, i pyetur sot nga radioja Jehona e Moskës.
“Pra, presidenti ynë nuk ka asgjë nga se të friksohet në këtë aspekt?”, pyeti gazetari.
“Në asnjë rast nga gazeta ‘The Times’. Përse duhet të kemi frikë nga sanksione, aq më tepër kur janë kaq absurde? Vetëm mund të qeshim ndaj sanksioneve kaq absurde”, u përgjigj Dmitri Peskov.
E përditshmja britanike thekson se SHBA-ja mund të kërkojë bashkëpunimin e Zvicrës për të identifikuar lëvizje bankare të kryera nën emra të tjerë. Ajo tregon se ky tip kërkimi i është besuar seksionit antiterrorizëm i Thesarit Amerikan

Share This Article
1 Comment
  • Amerika nuk po bllokon dot $ e piset te shtetasve dhe politikaneve te saj, kerkon te beje te fortin me “dhelpren” Putin. Po e kruan e do preteks per t’u ndeshkuar perseri si ne Siri dhe ne Ukraine, nuk po mbushin mire me ate president jevg me origjine nga Kenia dhe me nje nene te bardhe e dale nga bordellot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *