“Civil” sot ka publikuar një video material, që ka të bëjë me shitjen e votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit në Maqedoni.
Kjo organizatë tha se në video-xhirim një qytetar në mënyrë eksplicite dëshmon se ai dhe anëtarët e familjes së tij kanë marrë nga 500 denarë për të votuar për njërin nga kandidatët presidencialë në këto zgjedhje.
Identiteti i qytetarëve është i njohur për këtë organizatë, por, për arsye të njohura, ata janë të mbrojtur.
“Civil” thekson se në adresë të tyre vazhdimisht arrijnë informacione për blerjen e votave, por ky është një rast i dokumentuar. (INA)
