Janë arrestuar 7 shtetas vetëm brenda 24 orëve të fundit në Tiranë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhënie mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Arrestimi i parë në flagrancë në këtë fundjavë, ka qenë ditën e djeshme në qytetin e Kavajës. 41-vjeçari me inicialet A.H., është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën e tij. Për të njëjtën arsye është bërë arrestimi disa orë më vonë, i 28-vjeçarit me inicialet G.K. dhe 29-vjeçarit K.D., gjatë drejtimit të automjeteve të tyre në kryeqytet.
