“Nuk kam shkelur mbi arën tuaj. Të mbjellat ua ka shkatërruar shiu dhe jo unë”. Kështu ka tentuar të mbrohet 20-vjeçari H.Sh, pas akuzave të fqinjëve të tyre A.T, 69 vjeç dhe E.T, 27 vjeç të cilët e kanë dhunuar atë. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Lumas të Korçës kur babë e bir kanë goditur me gurë dhe dru 20-vjeçarin i cili u transportua me urgjencë në spital. Policia e njoftuar për ngjarjen nisi menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat.
