Tiranë, arrestohen të kërkuarit nga Italia

anazapta

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia janë arrestuar nga policia e Tiranës. Të arrestuarit janë Mikel Goxhi dhe Rajmonda Kolbuçaj. Ata ishin shpallur në kërkim nga Interpoli për disa grabitje të kryera në Itali. Në orët në vazhdim policia pritet të japë detaje në lidhje me arrestimet. Ndaj 25-vjeçarit lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë, Gykata e Frosinones, Itali kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Grabitje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje te sendeve të vjedhura”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *