Gjirokastër, policia sekuestron lëndë narkotike

anazapta

Policia e Gjirokastrës sekuestron lëndë narkotike, ndërsa ka vënë në pranga dhe poseduesin e saj. Sasia e drogës e llojit marijuanë u kap gjatë operacionit policor të koduar ‘Fundjava’. Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se lënda narkotike u kap dhe u sekuestrua në mjetin tip ‘Peugeot’ me targa AA 650 GY, i cili po udhëtonte në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohtë. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit në të cilin u gjet droga, shtetasin Bardhyl Ivziku, 45 vjeç nga Shkodra, ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat me qëllim trafikimi.  

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *