Pojanaku, si shprehës i amalgamave të çuditshme të një realiteti

anazapta

Edhe jurist, edhe poet, edhe ‘qytetar nderi’, edhe i korruptuar! Ne nuk e dijmë se ç`përzierje të tjera mund të gjenden tek ky njeri, që dje, u vendos të vijojë të mbetet në burg me akuzën për korrupsion, por me kaq sa është publikuar, të duket sikur ke të bësh me ndonjë personazh të të ndjerit prej tre ditësh, Markesit vetë. Eshtë një lloj amalgame, që në realitetin tonë i has me shumicë, në njerëz,  raste e fenomene të ndryshme.

Më afër këtij modeli paradoksal, deri dhe komik, është ajo kur brenda një kioske simbol të tranzicionit, ofrohet fotokopje, bar për minj dhe qofte zgare. Ndërrimi i sistemeve, kohërave dhe epokave, solli transformime tronditëse në fate njerëzish. Shfaqjet me ekstreme janë ato kur brekëgrisur të djeshëm janë bërë zengjinë e anasjelltas; ashtu sikundër komunistë fanatikë të djeshëm, janë bërë demokratë të  flaktë. Por jo vetëm kaq: realiteti ofron fate nga më absurdet, kthesa jete nga më pabesueshme, e mpleksje nga më të çuditshmet.  

Dhe rasti Pojanaku, është një prej tyre. Hajde  jepi dum një mpleksjeje të tillë ku në një njeri bashkohet gjuha e ftohtë juridike, ajo e nxehtë poetike, nderimi si ‘qytetar nderi’ ( e kujt pa, i Pogradecit!), e ndëshkimi si i korruptuar!   

Share This Article
15 Comments
  • Metamorfoza e individit te lindur ne ate sistem , i ” shkolluar ” pak a shume midis atij dhe ketij sidtemi dhe qe ka bere kariere ne sistemin e pseudoquajtur periudha e demokracise.
    Ja ky eshte individi qe perben shumicen ne kete Atdheun tone te dashur .Duhet shume mund per te rritur nje brez tjeter ne mendesi , edukate e kulture . Atehere pritet trasformimi i Shqiperise .

  • ISHTE GATI TE SHKONTE NE AMERIKE

    Mos te duket e çuditeshme historia e ketij qurraci me vese qe nuk mund te shprehen publikisht.
    Ne thellesine e poetizmit te tij qendron shperfillja per te tjeret, krijimi i nje pasurie qe do i lejonte nje jete faraonesh ne token e mundesive te pa fundme: -Amerika !

    Per te ngelur ne teme, ky spurdhjak, i futur me force apo me pagese ne radhet e simileve te tij te tipit Çefa, Gjoni, e te tjere hajduter te drejtesise se shqiptareve, te komanduar nga Bujar Mehmeti alias Nishani, eshte nje nga fituesit e Llotarise Amerikane te Vizave per vitin 2013.

    Eshte rasti qe Arvisu i kudogjendeshem, te nderhyje ne anullimin e Vizes se fituar, edhe nese nga menxyrat e toguara, miq te tij, do ti dhurojne pafajesine.

  • Keshillat bashkiake te qyteteve dhe qytezave te Shqiperise,keshillat e rretheve dhe qarqeve,jane kthyer ne komisjone per ndarje titujsh nderi per personazhe te vdekur e te gjalle,te tille qe nuk ka kandar ta mbaje.

    • Paska dal “redi sheheri” nga elbasoni? Ua mor redo. Tuj fol budallalliqe je. Shko ke pusi qi lahet vetë ene lahu . T’lan ene budallalliqet se i ke në t’gjitha komentet. A sdi me fol nji llafe tmir a? Paranoja tka kap. Je helmu me tkeqen tate. A nuk ke hudh letër me tba ty qytetar nderi ke llixhat a ? Hudhe hudhe se atje e hudhin paranojakët or bab?

  • Te mos ngaterrojme disa gjera te thjeshta dhe te kthjelleta…

    Si poet i heqim kapelen dhe e respektojme per artin qe na ka percjelle plot ndjenje e finese me poezite tija…Ky eshte talent i cartur ne nje kohe te turbullt ku nuk dallohen zerat solo me rezidence atmemedhene…Nje shpirt i ndjeshem, i dridhshem si pjalmimi i nje luleje, kur kryqezohen pistili me pjalmin dhe shperthejne ngjyra ne nje ambient te erret ne gri…E nderojme ne per ushqimin shpirteror qe na ka dhuruar e kane nderuar dhe specialistat e dridherimes se vargezimit me cmime…Si artist i ngjan manushaqes si mbire mes rrepirave te shkembenjve te hirte te realitetit shqiptar…

    Besoj , dhe pse nuk e di, respektin e treguar nga keshilli bashkiak i Pogradecit qe e ka vleresuar me ‘celesin’ e qytetit ‘qytetar nderi’ ka qene per gurgullimen e vargjeve te bera kurore koralesh te liqenit pas Poradecit…E si te mos krenohesh kur t’a bene emrin te degjuar mes artistesh te fjales, se te arteve te tjera figurative ka patur qe me at’kohe,…

    Deri ketu jemi ne dy fusha qe kane te bejne me talentin dhe vleresimin e tij nga bashkesia…Respekt dhe nga une per keto…

    Vecse, por…, te gjitha sa kam mesuar ne jete permblidhen ne vetvete ne dy fjale : Jeta do jete ! Pra jeta nuk jetohet me poezi,vjersha,vargje…por me para…madje pak me shume se te tjeret…se arti ka dhe harxhe…Poetlliku nuk eshte profesion per te jetuar, titulli i nderit nuk eshte shperblim monetar por moral…keshtu qe i nderuari ka zgjedhur ‘zanatin’ e gjyqtarit…E vura ne thonjeza ‘zanatin’ sepse eshte zeje e mbijeteses…per kedo dhe jo ‘zeje’ e pasurimit…Pasurimin t’a jep profesioni i lire, puna private, aktiviteti ‘bli e shit’…Dhe kur rron ne nje shoqeri te korruptuar deri ne palce ,sado poet te jesh, nuk mund te shpetosh nga mikrobi i ‘mireqenies’ per te plotesuar kushtet e shperthimit te talentit…Por si puna e bletes qe ju ofrua ‘mikrobit’ dhe i nguli thumbin pa e kuptuar se ai ishte fundi i jetes se tij si zanatci, pasi si artist mund te vazhdoj ne cdo kulle…Pra, gjeja me e rend ne bote eshte xhepi bosh. Dhe nje xhep bosh per artistin eshte si guri i Sizifit. Dhe duke dashur te beje art e gjeti nje menyre, si te gjithe ‘zanatcinjte’ e profesionit te tij…bakshishin e kerkuar e jo te falur per sherbimin…se po te ishte sipas Nices ‘ nje artist nuk ka tjeter atdhe ne Europe vec Parisit’…kur poeti nuk mbriti as ne Tirane…Artisti nuk zgjodhi rrugen e duhur…

    Edhe nje here : Artisti nuk zgjodhi rrugen e duhur. Ishte e gabuar, anipse shume te tjere kane kaluar nga ai monopat dhe s’u ka hyre gjembe ne kembe…Vetem shembull i luftes ndaj korrupsionit s’duhet bere…Ai eshte si ai femija fukara qe shet nje cigare hashash dhe denohet me vite burg, ndersa prodhuesi,tregtuesi e menaxheri i hashashit…vendos se ke duhet te beje ‘viktime’ per hir te disa kushteve per te hyre ne nje porte qe quhet Europe…

    Sa e ngaterruar eshte kjo jeta jone e zallamaisur…’Amalgama’ thote autori me siper…

  • Jam duke shkruajtur nje roman. Romani fillon me vdekjen e Dulles. Analizoj korrupsionin ne kohen e komunizmit dhe personazhi im kryesor behet antikomunist per shkak te korrupsionit. Personazhi im njihet me gjithe kapot e PD-se dhe kupton shpejt korrupsionin e PD-se. Nje korrupsion galopant e violent. Personazhi im zgjedh rrugen e “Sokratit te vuajtur”. Dalengadale personazhi im ndryshon mendesi. Kupton qarte si gjuha eshte mjet kumunikimi dhe jo mjet indentifikimi. Kupton qarte se shqiperia ka qene dhe mbetet nje burg prej 100 vitesh per qytetarin e ndershem. Kupton qarte se kombi si nocion eshte nje rrene, kombi eshte nje loje per ta perdor kriminelet me pushtet sikurse duan. Etj etj. Analizoj shoqerine shqiptare siç ka qene e siç eshte, nje mut ne mes te Ballkanit qe qelb Europen.

  • @Ermir Hoxhen

    Desha vetem te te them qe ne shkrimet qe publikon je me konfuzi ne idete qe mundohesh te shprehesh, sipas karatit tend qe anon drejt ekstremizmit te djathte.
    Eshte e disata here qe fshin komentet e mia, vazhdo, por jo shume gjate se ke rrezik te shendoshesh shume.

    P.S.: mos e publiko edhe kete mendim qe kam per ty dhe vetem per ty E.H. sepse jemi te pa barabarte ne armet qe perdorim. Pergezime te sinqerta edhe Thanos per nje redaktor te tille.

  • Qytetari mendon shume mire,por sikur shoh pertej mendimit te tij nje virus te brendshem, te padukshem qe vjen prej shekujsh, i cili ne kultura te tjera eshte zhdukur,por gjendet ende ne perzierjen tone, qe na ben te jemi nje qenie e thermueshme,e paqendrueshme, aty per aty,e tjetersueshme.Ne individe dhe kulturat qe u perkasin shfaqen vlera te perceptueshme, nga shume tipare te dallueshme, qe u japin atyre dimensione te permbajtesore mjaftesisht te percaktueshme. Personi i shfaqur ne amalgamen e tij:jurist, poet, qytetar nderi, nuk jane nje rastesi.Ne shoqeri si e jona,te prekura nga ai virus,jane nje rregullsi, qe dote thote:”te jetuarit ne tradite me shate hile e nje trimeri”.Domethene t’i dalesh jetes sone rrumpalle me shume tines se balleperballe.Te besh poezi duke nxjerre prej vetes tek te tjeret jo ate qe ndjehet por ate qe pelqehet,te japesh drejtesi jo duke e sheruar plagen, por duke e lene te hapur vragen nga rrjedhin eurot e dollaret,te jesh qytetar nderi kur nuk ka mbetur nder t’i japesh, as t’i marresh qytetit,sepse dita ia ka lene vendin territ, prajasa ia ka lene ferrit.A ka njeri,perveç te marreve, qe nuk e di se te gjitha poshtersite,genjeshtrat, hipokrizite,vjedhjet, vrasjet,ndasite, perplasjet,te gjitha lugesite vijne prej shtetareve.nga paudhesite e tyre, luksi i pamerituar i te pasurve vihet e te rritet nga mashtrimi e shfrytezimi i pamerituar qe u behet te varferve.Kjo me duket se eshte “amalgama” e shume e shume “pojanakeve”ne kete shtet te halabakeve.

  • Faji nuk mund te paragjykohet qofte edhe me nje vendim paraprak aresti per cdo qytetar qe dyshohet te kete abuzuar, perfshi edhe poetin e juristin ne fjale.
    Faji mer vulen e tij, vetem pas nje hetimi te plote profesional dhe vendimit te nje gjykate qe verteton akuzen e hedhur nga prokuroria.
    Lexova ne media, se ky zoteria pretendon se parate e kapura ne flagrance si para te pista, paskeshin qene parate qe atij i jane dhene si qira per shfrytezimin e nje objekti te tij privat.
    Ne nje opoinion te pergjithshem te tejngarkuar edhe nga mediat ne shoqerine shqiptare, drejtesia eshte damkosur si institucioni shteteror me i korruptuar.
    Mjafton ti drejtohet gishti i korrupsionit cilitdo juristi, qofte edhe me ndonje tendence qellimkeqe, e te gjithe behen gjykates duke ja komunikuar denimin “me vdekje” morale.
    Mjafton qe ndonje prokuror i nxitur nga qellime politike te ngreje nje akuze, edhe kur akuza vertetohet se ka qene pa asnje baze reale, ne publikun shqiptar i akuzuari padrejtesisht vazhdon te permendet si model i se keqes.
    Nuk mar persiper as te mbroj por as edhe te akuzoj zoterine Pojanaku, po u zbardhur plotesisht ne ruge juridike e verteta, eshte teper primitive ta denosh si fajtor.
    Ka edhe nje paradoks tjeter ne abuzimet mediatike.
    Kur akuzohet dikush qe ka lidhje me ushtrine se ndonje ushtarak mund te jete perzjere ne trafikun e droges, hidhet alarmi se po baltoset gjithe ushtria.
    Perse ushtaraket qenkan te imunizuar nga korrupsioni e juristet jo ?
    A mos eshte vetem drejtesia qe eshte e korruptuar apo eshte politika e korruptuar qe korrupton edhe drejtesine ?

  • Paska dal “redi sheheri” nga elbasoni? Ua mor redo. Tuj fol budallalliqe je. Shko ke pusi qi lahet vetë ene lahu . T’lan ene budallalliqet se i ke në t’gjitha komentet. A sdi me fol nji llafe tmir a? Paranoja tka kap. Je helmu me tkeqen tate. A nuk ke hudh letër me tba ty qytetar nderi ke llixhat a ? Hudhe hudhe se atje e hudhin paranojakët or bab?

  • njeriu i ri i diteve tona, shembulli me ideal eshte kryeministri…piktor, basketbollist, eseist, shkrimtar, politikan, rilindas, kryetar partie, kryeminister…………..

  • Nuk me duket ndonje cudi e madhe .
    Mjere kush bie ne doren e drejtesise ne ate QARK ku ben pjese edhe ky si Shembull !….!
    Sa per EDIN , eshte shansi i fundit per nje brez qe kerkojne SHTET e DREJTESI.

    • Ne kete qark ka nje gjyqtar te quajtur Arben Lera qe ka nje klub klasi ne Korce qe thone ka investuar rreth 1 milion Euro dhe korcaret e dine mire se si i ka bere leket ky mashtrues i korruptuar ne gjyqe bombastike qe ka leshuar kriminele qe Korca e di mire se c’kane bere ne vitet 97 – 99. Ky lloj kafshe me mantel te zi eshte nje njari hakmarres, pa piken e moralit dhe kultures te pergjithshme qe cuditerisht si dhe Pojanaku ka edhe karte jeshile amerikane qe e ka si bileten e shpetimit po u rrezikua ne ndonje moment ne vendin qe e ka per te prodhuar lek. Madje edhe vajzen e lindi ne Amerike dhe ajo eshte shtetase amerikane, prandaj Naco, Rama etj i kane duart e lidhura me keta lloj qensh.

  • Ketu problemi nuk qendron tek nje gjygjtar ose me mire qyqar sic edhete rasti Pojanaku.Ai eshte pjesa e ajbergut qe doli ne sipefaqe.Duhet te jap llogari deri ne fund sepse ka abuzuar me detyre e pushtetin qe kishte ne dore.Keto jane pune e veprime te drejtesise ne tere gamen e saj.
    Problemi qendron tek i gjithe sistemi i jone i Drejtesise.Sic ka dale here pashere ai eshte i korruptuar nga koka deri tek kembet e per kete arsye duhet te reformohet.Atij dmth sistemit i kane dhene ne dore edhe gurin edhe arren.nuk mbajne e japin llogari per punen qe bejne e per rrjedhoje ka vendimi ne kundershtim me ligjet te pa argumentuara e qe ne fund te cojne tek korrupsioni.
    U perfol zoti Zaganjori per ca parra e kjo u mbyll me njehere se ishte ai,ka marre vendime kontradiktore duke cenuar interesat e grupimeve te ndryshme sic eshte rasti i ish ushtarakeve duke shkele me te dyja kembet Kushtetuten e gjemb ne kembe nuk i hyri bile u gradua.Po pse gjygjtaret e tjere budallenj nuk jane edhe ata shohin,degjojne e pa tjeter veprojne kush me shume e kush me pak.
    Sistemi i jone i drejtesise ne vend qe te jete nje hap para shoqerise eshte disa hapa mbrapa qe ne i shohim me zor e po me zor reagojme>ndesa prendimoret jo pak here e vene theksit te reformimi i tij ne themel,te shkeputet nga ndikimi i politikes me sa duket ka ardhur koha te gjendet nje menyre e re ne emrimin e levizjen ne detyre te gjygjtareve ku populli ta thote fjalen e vet duke votuat per ta e mbase ne kete menyre drejtesia koken do te kethej nga ligji e jo na politika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *