E diela nis me dy të vdekur. Të dy të rinj, mister shkaqet

anazapta

Dy të rinj janë gjetur sot të pajetë në Mat dhe Laç, ndërsa mbeten mister shkaqet e vdekjes se tyre. Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Mat. Viktima është gjetur në vendin e quajtur ura e Balës, në aksin Burrel-Klos, dhe quhet Avdi Dulli.

Sipas të afërmve, i riu është larguar nga shtëpia dje dhe nuk është rikthyer më. Shkaqet e vdekjes së të riut mbeten ende mister. Ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë, pak orë më pas, një tjetër i ri është gjetur pa jetën në anë të autostradës Laç-Mamurras, pranë fshatit Fushë-Gjormë. Viktima është rreth 28 vjeç dhe nuk është identifikuar ende. Policia nuk ka bërë të ditur detaje mbi shkakun e vdekjes së tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *