Meta-Opozitës: Mos abuzoni me konsensusin

anazapta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i bëri thirrje opozitës të reflektojë nëse do të bëhet pjesë apo jo e komisionit të reformës administrativo-territoriale dhe se nuk duhet të abuzojë me konsensusin.

“Askush nuk duhet të abuzojë me konsensusin. Mazhoranca ka treguar një durim të hekurt për të përfshirë opozitën në mënyrë maksimaliste në këtë proces. Ndërkohë kryetari i PD-së refuzoi edhe ftesën zyrtare për takim

Meta ka kërkuar që për ndërtimit e një komisioni për reformën në Parlament, pjesëmarrja të jetë e barabartë midis mazhorancës dhe opozitës. Ai ka sygjeruar që Komisioni të përfaqësohet nga dy bashkëkryetarë, një nga mazhoranca dhe një nga opozita.

“Është e drejtë e opozitës që në vend të konsensusit të kërkojë veton, kjo është një e drejtë e saj pavarësisht se të gjithë janë të lirë të çmojnë nëse kjo është një kërkesë demokratike apo është një kërkesë tiranike.  Pra, do të jetë një reformë e hapur dhe unë shpresoj që ata të bashkohen deri në ditën e enjte në realizimin e kësaj reforme, por edhe në rast se kjo gjë nuk ndodh deri ditën e enjte ata janë përsëri të mirëpritur edhe më pas kur të zhbllokohet puna e komisionit, sepse komisioni do të punojë, komisioni do të thërrasë ekspertët vendas, do të thërrasë ekspertët ndërkombëtarë, që janë angazhuar, do të thërrasë të gjithë grupet e interesit, do të bëjë një punë mjaft transparente, e cila do të sjellë edhe finalizimin e draftit më të mirë përmes kritereve publike dhe të hapura”, tha Meta.

Kryeparlamentari theksoi se nuk është koha që opozita të ripërsërisë të shkuarën kur nuk votoi kushtetutën që sot po e mbron me flakë.

 

Share This Article
2 Comments
  • Boll me lutje dhe kerkesa ndaj PD, po punoni si ne opozite. Konsensusin e keni me 1 milion votat qe u dha populli dhe jo me ata qe jane pretendente per ne burg dhe ju shoku Kokekatror po i lini te lire te bejne corap Shqiperine, me keq sec e kane bere ne 8 vitet e pushtetit te Sulltan Berishes. Turp.

  • Ky qe mbajti Salen ne pushtet me vota te vjedhura.Na la peshkesh handikapatin Nishani, Lallen e Ajazin ben si njeri me ndergjegje. Bastard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *