Çfarë do të thotë “Arhond”?

anazapta

Arhond quhej një sundimtar ose qeveritar i një krahine gjatë periudhës bizantine.

Ai zakonisht ishte pjesëtar i parisë feudale të vendit dhe pronar i madh tokash.

Në Shqipëri arhondi përmendet për herë të parë në Durrës (shek X-XI).

Sundimtari i shtetit të Arbërit, Dhimitri, në fillim të shek XIII, e quajti veten “arhond i madh” në Shqipërinë e Jugut.

Edhe në shek. XIII njihen arhondët si sundimtarë të krahinave të Sopotit, Borshit, Vurgut etj.

Më vonë termi “arhond” mori kuptimin e fisnikut me pasuri të madhe.

n.s. / dita

 

Share This Article
6 Comments
    • I nderuar lexues.
      Pyetja kërkon një shtjellim disi të gjatë, por diçka kryesore mund të themi. Së pari, në pyetjen tuaj, diçka duhet riformuluar. Senati është pjesë e Kongresit, pra nuk janë dy pushtete të ndara. Kongresi përfaqëson në SHBA pushtetin legjislativ, kurse Presidenti përfaqëson pushtetin egzekutiv. (Kushtetuta e SHBA, neni I)

  • Emilio, mos e beso n.s. per sa shkruan pasi e ka gabim ose gjysmake. Po futu ne Google dhe lexo atje per SHBA. Ke version: translate in albanian language.

  • Principata e Arberit, arhond i madh i se ciles qe shpallur Dhimitri, nuk bie ne Shqiperine e Jugut, sic thote artikulli.Aso kohe as nuk njihej emri Shqiperi, por ajo pjese Kruje -Mirdite, qe krijoi nje principate u quajt Arberi.Dhe sic e shikon po do ti gjesh vend sot , bie ne Shqiperine e Veriut, po ne rradhe te pare ka rendesi qe bie ne Shqiperine e sotme.

  • permendja e arhondeve te Dyrrahut eshte dhe perpara shekullit te X. Keshtu ne Taktikonin e Uspenskit te viteve 842-3 permenden esplicito ata “arhodet e Dyrrahut”, qe duhet te jene sundimtaret e krahinave ne vartesi te Themes se Durresit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *