Sherr për dy pula, kryeplaku vret bashkëfshatarin

anazapta

Një vrasje është shënuar pasditen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërdicë, ku Hil Hila, 50 vjeç, kryeplak i këtij fshati, ka vrarë pas një sherri Lazer Luigj Palokën, 50 vjeç.
Sipas hetimeve të policisë, shkak për vrasjen është bërë një sherr mes kryeplakut e viktimës. Konflikti ka nisur  për shkak të dy pulave që thuhet se djali i viktimës ka grabitur në oborrin e shtëpisë së kryeplakut. Viktima e ka rrahur djalin dhe Hil Hila ka shkuar të sqarohet me Palokën. Dyshohet se në debat e sipër, Hila ka qëlluar me armë zjarri Palokën, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas krimit, autori është vetëdorëzuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *