Mesfushori i Chelseat, Oscar, ka pranuar se është i ngazëllyer me interesimin që ka shprehur Paris Saint-Germaini për të, por thotë se është thuajse e pamundur të largohet nga Blutë për shkak të klauzolës në kontratën e tij.
22-vjeçari kaloi në Stamford Bridge në vitin 2011 për 25 milionë funte (nga Internacionali) dhe këtë edicion është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Jose Mourinhos.
“Jam i ngazëllyer që PSG po mendon për mua, por jam i lumtur te Chelsea. Parisi është një klub i madh, por jam i lumtur këtu. Për shkak të çmimit të transferimit, ata e dinë se do të ishte e vështirë që unë të largohesha”, ka deklaruar Oscar për Telefoot.

oscar eshte nje lojtar i mire dhe ate e kerkon psg
mua me pelqen oscari sepse ai eshte nje mesfushor shume i zote