Një shqiptar është arrestuar nga policia e Korinthit pasi akuzohet për vrasjen e një shtetasi rumun. Sipas medias greke të dy jetonin në një banesë në zonën e Loutraqit. Ka pasur sherr mes dy emigrantëve, më pas shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka qëllur me thikë në drejtim të 54 vjeçarit rumun. Policia nis hetimet për zbardhjen e motiveve të vrasjes.
