Një tjetër shpërthim trondit qytetin e Fushë Krujës.
Gati dy orës pas mesnatës së 21 prillit 2014 persona ende të paidentifikuar kanë shpërthyer me eksploziv një furgon i cili përdorej për të lëvizur pasagjerë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:00 dhe furgoni tip taksi 8+1 me targa AA900T ishte në pronësi të shtetasit Bujar Zalla.
Mendohet se eksplozivi është vendosur në pjesën e motorit të makinës.
Janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.
Gjithashtu do të merret në pyetje edhe pronari i furgonit. /ORA

Keqardhje per ngjarjen por njekohesisht keqardhje edhe per medien,e cila ne pamundesi per te pasur info nga vendi i ndodhjes se atentatit,ilustron me foto pa lidhje. E them kete sepse kjo foto ska te beje me Shqiperine(me F.Krujen jo e jo).
Te pakten,mbi foto vini njoftimin “Foto arkiv”.