I nderuar lexues! Varoshet kanë qenë lagje ose bërthama qytetare të krijuara pranë kalave gjatë sundimit osman në Ballkan. Ky term përmendet për herë të parë në vitin 1529 në Shkodër, për lagjen në anën perëndimore të kështjellës së Rozafatit. Në shek.XVII-XVIII i gjejmë varoshet edhe në Durrës, Krujë, Prishtinë, Lezhë, Pogradec, Korçë, Gjirokastër, Vlorë etj. Në varoshe, krahas banesave përdhese prej qerpiçi a dërrase të shtresave të varfra, u ngritën edhe dyqanet, ndërtesat e kultit (xhamitë) dhe shtëpitë e parisë, sipas stilit oriental. Në shek.XIX fjala “varosh” mori kuptimin e qytetit të vjetër.

Város, ti term gjindet kudo ne Hungari. Permendet qe ne Shek-10-te. Sot pershembull lagjet [distriktet] disa prej tyre ne budapest mbarojne me Varos [varosh] si ferencvaros etj.