Van Gaal kandidat për trajner të Manchester United

anazapta

Louis van Gaal është duke lakmuar për t’ia zënë vendin të shkarkuarit David Moyes si menaxher i Manchester United, raporton Goal.

Holandezi u ka thënë miqve se ai “e ka shumë për qejfi” ta marrë në drejtim klubin nga Old Trafford kur t’i japë fund kohës së tij me Holandën pas Kupës së Botës.

Siç raporton Goal, Van Gaal është takuar me delegacionin e United javën e kaluar dhe bisedat pritet të vazhdojnë derisa klubi është duke përshpejtuar procesin e gjetjes së pasardhësit të Moyes.

Jurgen Klopp po ashtu është kontaktuar nga United, por menaxheri i Borussia Dortmund publikisht e ka distancuar veten nga detyra mëngjesin e sotëm.

“Man Utd është një klub i madh dhe unë ndjehem i familjarizuar me tifozët e mahnitshëm. Por përkushtimi im ndaj Borussia Dortmund dhe njerëzve është i pathyeshëm”, ka thënë Kloop.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *