Cindy Crawford dhe Rande Gerber janë padyshim ndër pak çiftet jetëgjata të Hollivudit. Ajo ish-modele me famë ndërkombëtare, tashmë sipërmarrëse, ndërsa ai pronar I disa lokaleve shumë të frekuentuara.
Të dy të bukur, të pasur dhe të suksesshëm. Nëse kjo nuk mjafton për shumë të tjerë në Hollivud, për Cindy-n dhe të shoqin ndryshon puna. Ata I sheh gjithmonë bashkë, të kapur përdore.
Në foton e mëposhtme, Randy mban një bluzë në të cilën shkruhet: “Grua e lumtur, jetë e lumtur”.
Mesa duket, ai e ka kuptuar sekretin e lumturisë në çift.
