Një motor me të cilin po udhëtonin dy persona është ka përplasur aksidentalisht nga makina e drejtorit të policisë së Lezhës, Niko Brahimaj. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në Thumanë, kur zoti Brahimaj po udhëtonte me një automjet të policisë. Ndërkohë person identiteti i aksidentuar nuk bëhet i ditur, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekët bëjnë të ditur se të plagosurit janëë jashtë rrezikut për jetën. Ekspertë të policia kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ministria e Brendshme ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e shkaktuar nga shoferi i drejtorit të policisë së Lezhës. Sipas ministrisë mjeti që ka shkaktuar aksidentin është i drejtorit të policisë por nuk ka qenë ky i fundit që e drejtonte por shoferi i tij. Drejtori Niko Brahimaj ka qenë pasagjer në vendin e parë. Ministria sqaron se mjeti ka përplasur një motor me dy persona dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur Ndue Marku, Dritan Dobrozi.
