Mirditë, vrau gruan në 1993, arrestohet në tregun e qytetit i dënuari me 25 vite burgim

anazapta

Arrestohet në Rrëshen një 58-vjeçar, i dënuar me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare, për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 1993. Burime nga policia vendore bënë të ditur se pas 21 vitesh kërkimesh u lokalizua dhe ndalua Ndue Llesh Prenga. Kapja e tij është kryer dje në mesditë, në afërsi të tregut të Rrëshenit. Mësohet se Prenga ishte shpallur në kërkim që prej viti 1997, kur u arratis nga burgu, duke përfituar nga trazirat që përfshinë vendin. Prej asaj kohe i dënuari kishte jetuar në arrati dhe policia nuk kishte mundur ta lokalizonte. Dyshohet se Prenga ka jetuar për një kohë të gjatë jashtë vendit dhe përgjatë kësaj kohe ka pësuar ndryshime fizike. Por në rrugë operative dhe mbi bazën e gjurmëve të gishtrinjve, është bërë identifikimi dhe arrestimi i tij në tregun e qytetit. Prenga është dërguar në policinë e Lezhës, ku pritet të sistemohet në një nga burgjet e vendit për të vuajtur dënimin.
bursa escort

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *