Korçë, plagos me thikë vëllanë pas sherrit dhe arratiset

anazapta

Një 49-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e djeshme në qytetin e Korçës. Polica bën me dije se Roland Ristollari është goditur disa herë me thikë në bark nga i vëllai i tij. Ai është çuar në gjendje të rëndë në spital. “Rreth orës 17:25 është çuar nga familjarët në spital 49-vjeçari, që dyshohet se është goditur me thikë nga vëllai i tij Thoma Ristollari, që u shpall në kërkim”, thanë burime zyrtare të policisë vendore. Një grup hetimor po verifikon motivet e krimit dhe po pyet të dyja familjet për shkaqet e plagosjes.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *