Policia Kufitare e Malit të Zi kapi në ujërat e saj territorialë peshkarexhën “Atila” dhe referoi materialet hetimore për policinë shqiptare. Pronari i mjetit lundrues A. P., 33 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, u mor nën hetim në gjendje të lirë, pasi akuzohet se më 18 prill ka hyrë në ujërat territorialë malazezë për të peshkuar pa një leje përkatëse. Nën hetim dhe në pyetje u mor edhe ekuipazhi i anijes së peshkimit, ndërsa është ngritur vepra penale “kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
