Apartamentet me probleme në ndërtim

redaktor

Gipse? Ju thotë gjë kjo fjalë? Ermali Baci përballet çdo ditë me kërkesa nga më të ndryshmet për të ndryshuar faqet e murit në ambiente si shtëpi, lokale… Ai është menaxher i një firme, e cila realizon dhe aplikon gipse. 29-vjeçari me profesion inxhinier mekanik sot është bërë një mjeshtër në këtë fushë. Kjo nuk është puna e tij e parë, por kudo që ka punuar është karakterizuar nga pasioni, qëndrueshmëria dhe korrektësia. Tashmë i janë bërë katër vite që është më afër atyre që ndërtojnë shtëpi, arredojnë dhe kërkojnë tendenca nga më të ndryshmet për të aplikuar në muret e shtëpisë dhe jo vetëm. Ajo që kërkohet masivisht në këtë periudhë është kthimi pas në kohë. Sipas Ermalit, menaxherit të firmës, kërkohen mure të “grisura”, të ndryshkura… me pak fjalë, mall për kohën e kaluar!

Ermal, kur keni filluar të merreni me gipse?

Firma “Endri Gips” ka filluar të operojë në treg që në vitin 1998, ndërsa lidhja ime me gipsin ka filluar në 2010-n, kam pasur edhe lidhje të mëparshme me punimet e gipsit, por kanë qenë sporadike, ndërsa tani kanë përkushtimin tim në pjesën më të madhe të kohës.

Çfarë ofron kompania juaj?

Ofron gjithçka: punime gipsi të varura me të gjitha modelet apo llojet e thyerjeve, aspirim, kondicionim anësor dhe qendror, dekore allçie, të cilën e kemi dhe si linjë prodhimi të modeleve dhe madhësive të ndryshme, veshje me reliev produkt allçie si gur, tullë dhe imitim druri, patinime, lyerje, grafiato, stuko veneciane, lyerje dekorative, letrat murale, termoizolime (sistem kapot), punime elektrike dhe hidraulike, konstruksione metalike, ofrojmë projektim në 2d dhe 3d, pra, gjithçka që mund të dëshirojë gjithkush.

Jeni diplomuar për inxhinieri, çfarë gjeni të bukur tek kjo punë ku jeni angazhuar tani?

gipseokE bukura është një punë që të bën të jesh gjithë kohën në vëzhgim të vazhdueshëm sepse diversiteti dhe gama e produkteve dhe dekoreve evoluon dhe zhvillohet bashkë me kohën. Një tjetër e bukur është se kontakti me shumë njerëz të bën ta shohësh botën, por dhe pozitivet dhe negativet e punës, gjë që të bën që gjithmonë të punosh me objektiv, por dhe ta shohësh punën gjithmonë në sensin kritik, ndërsa thembra e Akilit në qoftë se mund të quhen kështu, janë likuiditetet.

A e ka kapur kriza edhe fushën e punimeve që ju mbuloni?

Po si çdo sektor, edhe tek sektori ynë ka luhatje, por mjafton të jesh korrekt, të jesh cilësor dhe me çmime konkurruese në treg dhe gjithçka është e kapërcyeshme.

Çdo kohë ka tendencat e veta, në këto moment që flasim cilat janë tendencat?

Për 2014 mund të themi që jemi kthyer tek antiket, por edhe modernen nuk e lëmë pas dore. Me pak fjalë, mund të themi që është një ndërthurje e të dyjave.

Çfarë kërkojnë më tepër klientët tuaj?

Punimet më të përditshme janë: dekore allçie, patinim dhe lyerje,që është minimumi që një klient mund të bëjë, po që vazhdon dhe gama është e ndryshme në bazë të kërkesave të klientëve.

A vijnë ata me një ide konkrete apo ua lënë në dorë juve?

Në pjesën më të madhe të rasteve, na e lënë ne në dorë, sepse pjesa dërrmuese e klientëve beson te eksperienca dhe serioziteti i punës tonë. Ne u ofrojmë projektin në 3D dhe pasi pëlqehet nga klienti, e vëmë projektin në zbatim.

Meqë jemi tek tendenca e të vjetrës, kthimi pas në kohë… A ka një sens mase aplikimi i kësaj ideje në shtëpi?

Në këto raste, stili i të vjetrës  ndërthuret deri në masën që ka shije (sa për thyerje ambienti) punohet në pjesë kryesore të ambientit.

Sa e rëndësishme është të përshtatet karakteri i njeriut me muret dhe arredimin e saj?

Si fillim, klienti dëgjohet me vëmendje në çfarë stili është dhe çfarë kërkon, pastaj pa dalë nga dëshirat e tij, i sugjerohen modele me thyerje të ndryshme, që në fund klienti të jetë shumë i kënaqur.

Sa përshtateni ju me këto tendenca dhe a është e vështirë për t’u realizuar?

Pjesa dërmuese e modeleve që ne nxjerrim janë në masën 90% të kërkuara nga klientët, një pjesë tjetër e klientëve kërkojnë një gjë dhe më të veçantë. Në stafin tonë kemi dhe skulptorë shumë të talentuar që plotësojnë dëshirat e klientëve.

Janë më të kujdesshme femrat apo meshkujt, kur vijnë dhe kërkojnë që të punohet në shtëpinë e tyre?

kitchen-kitchen-trends-1Më të kujdesshme dhe më kërkuese janë femrat. Meshkujt preferojnë ta lënë në dorën e femrave.  Arsyeja është se ato janë më të lidhura me shtëpinë, por dhe meshkujt kanë shumë shije të veçanta, që duan të realizojnë objektivin e tyre në një punim.

Sipas jush, cila është gjendja e apartamenteve dhe e ndërtimeve në Tiranë?

Gjendja e punimeve dhe e apartamenteve në Tiranë në masën 70 % , lë për të dëshiruar, sidomos në punimet e brendshme.

A u krijon kjo gjendje vështirësi në punë?

Na krijon vështirësi, por ne jemi të detyruar të bëjmë maksimumin që punimet dhe cilësinë që ofrojmë ta bëjë shtëpinë të marrë formë tjetër dhe klienti të mbetet shumë i kënaqur.

Është kjo periudha më e mirë e punës për ju, ka kërkesa?

Periudha që ka me shumë kërkesa është sezoni i verës si dhe para festave, por puna nuk mungon asnjë herë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *