Ata bënë “shkollë” për të mashtruar.

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

DITË, t’u themi dhe një herë

Ndofta nuk e kanë kuptuar

Te plepat si plepa mbetën

Bënë shkollë për të mashtruar.

 

Qenë shpikjet e Saliut

Të rinohej drejtësia

Me kusarë militantë

Ndryshe s’fitonte partia.

 

Gjoni, Prenga e Maria

S’u menduan shumë gjatë

Për ta, rregulli e ligji

Qenë si të venë paratë.

 

As në ëndërr s’kishin parë

Orë njëzetë e ca karat

Tragete e aeroplanë

Romë, Londër e Bagdat.

 

Hiena-fytyrë njeriu

Dhe për ju do bjerë tërmeti

S’do ju mbrojë dot as i ziu

Që pruri këto ditë kjameti.

 

Qofshi të nderuar, pena flori për të shkruar! Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
1 Comment
  • Te lumte o Kapo Labi po na shkruaj pak me shpesh nga keto realitete sepse keshtu dhe gjykata e vertete do filloje te kontrolloje dhe te denoje ato qe kane bere gabime dhe faje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *