Miq të “Ditës”! Në këto 8 muaj të jetës parlamentare (pas shtatorit), shumëkujt duhet t’i ketë rënë në sy debati, polemika, protagonizmi, “lufta” e kryetarit të mazhorancës Edi Rama, me opozitën e “llogoreve” dhe “borizanin” e saj Sali Berisha. Ky i fundit, dihet, në mungesë të plotë të ideve e argumenteve, bën zhurmë, shpif, kërcënon, hedh baltë dhe synon ta kthejë aulën e Parlamentit në një “ring gjelash”! Pra, kërkon dhe për fat të keq, në disa raste ja ka arritur ta tërheqë kundërshtarin në lojën e tij, ku beson se është më i “fortë”, në demagogji e shpifje me fjalor të ulët. Rama natyrisht që polemizon, e kundërshton dhe përpiqet në çdo rast ta “mundë” me ide e argumente dhe shpesh me një gjuhë ironike. Por salla e Parlamentit nuk është ring boksi me dy rivalë. Ajo është arena e 140 “gladiatorëve” të ideve, ku 80 e ca janë të mazhorancës. Por këtu qëndron problemi dhe publiku e ka parë që këta 80-t, në më të shumtën e kohës janë apatikë, heshtin, buzëqeshin, flasin nën zë dhe mesa duket, kënaqen si spektatorë që Rama po vë përposhtë atë “tjetrin”. Ka prej tyre që prej muajsh nuk artikulojnë asnjë mendim, ide, nuk debatojnë për asgjë, bëjnë sehir Ramën. Jo, kjo s’është e drejtë, bile është e pandershme. Zotërinj deputetë të mazhorancës, jeni vullneti i një milion votave, i shumicës së shqiptarëve! Keni nivelin intelektual e politik të duhur, keni përballë një minorancë opozitare të dobët nga çdo pikëpamje, intelektuale, politike e morale, me një prijës “nastradin”. Zgjohuni, flisni me forcë, pa frikë, që nga Gramoz Ruçi e deri tek i fundit. Kundërshtari juaj ka rënë në gjunjë, por ai duhet shtrirë në tapet që ta kuptojë se e ka humbur ndeshjen, se s’e ka kuptuar akoma. Me respekt, Th.N.
SMS në DITA
Në 0689073730

Ja beme si thua ti,bashke me Gramozin meskuloz fituam ndeshjen,por me cfare do merremi neser?