Arrestohet autori që vrau me thikë 48 vjeçarin

anazapta

Një 23-vjeçar është arrestuar autori që mbrëmjen e djeshme vrau me thikë një 48 –vjeçar dhe ka plagosur bashkëshorten e viktimës. Ngjarja ka ndodhur  në qytetin e Vlorës dhe sipas policisë rreth mesnatës 23-vjeçari Mario Bejdollari banues në lagjen “24 Maj” në Vlorë vrau me thikë  48 vjeçarin Agim Seferin dhe ka plagosur rëndë gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, i cili pak më vonë ka humbur jetën në spital. Viktima dhe autori kishin njohje, pasi që të dy më parë kanë banuar në Gramsh dhe më pas janë vendosur në Vlorë. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *