Ka qenë dikur një skeç humoristik, ku në qendër ishte një individ i cili përgjatë gjithë karrierës së tij, mbahej mend vetëm për këtë thirrje: “Të mobilizohemi shokë, të moblizohemi!”. Fabula e pjesës ishte e tillë që godiste të gjithë atë racë zyrtarësh, që dështimin e tyre e fshihnin duke iu përjvedhur realitetit konkret nëpërmjet gjuhës, fjalëve me efekt tymues. Një frazë të tillë lëshoi të hënën në mbrëmje nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, i ftuar tek Ilva Tare, në një emision kushtuar situatës së rënduar në drejtësi, ku ishte i pranishëm dhe minsitri Naço. Në një moment dhe Cefa bëri ftesë për një angazhim të të gjithë faktorëve shoqërore……(dhe fjalët që vijuan më pas lehtësisht nuhaten se cilat ishin). Në fakt, pothuaj të gjithë faktorët janë të angazhuar, përveç njërit: drejtësisë vetë! Dhe tek drejtësia nuk bën pjesë çdokush, por Cefa me shokë. Shoqëria e ka bërë të vetën: e ka denoncuar të keqen. Tani është rradha e Cefës ta ç`rrënjosë atë. Nga një sondazh i fundit, ka rezultuar se një rrogë akoma më e lartë e trupës së gjygjtarëve e prokurorëve, nuk do mund t`jua shkulte nga xhani dëshirën për të zhvatur. Pra, është një rrezik i llojit që oreksi vjen duke ngrënë. Dhe kjo e bën më të koklavitur situatën. Ligji apo morali?! – ka qenë e është kjo dilema e kohërave mbi sjelljen njerëzore në raport me pushtetin dhe detyrën. Dhe në një pikë është rënë dakort, që ligji nuk mund të funksionojë gjithnjë pa një moral të caktuar, një moral burimor që vjen o nga familja o nga shkollimi. Por këto dy linja, këto dy shtrate të formimit të personalitetit, janë ato që më së shumti kanë pësuar goditje. Ne jemi një shoqëri ku modelet e moralit, edhe nëse ekzistojnë, kurrë nuk promovohen; në vend të tyre promovohet fama pa moral sesa morali famoz. Por natyrshëm Cefa nuk mund t`i thotë këto, derisa në dy daljet e fundit publike, ka folur o mbi domosdoshmërinë e rritjes së rrogave në drejtësi (!) – që referuar një shqetësimi të ngritur nga Majko, gjygjtarët e prokurorët mos shohin vetëm ndeshjet e Champions League live në stadiume, por dhe ndonjë të Botërorit në ‘Maracana Stadium’, – o mbi një mobilizim të përgjithshëm të të gjithë aktorëve e faktorëve….(dhe shfaqja vazhdon)! / E.H.

Turpi me i madh eshte se ne shohim dhe flasim dhe nuk bejm asgje!!! Turp i zi. K’to si Cefa e te tjere duhen flakur mbas hekurave nje dite e me pare. Po tashti ku eshte RILINDJA??? Nuk po e shofim gje kundi???
Po ku e psoniset kete fytyre te kaverdisur me xhel te skaduar, po ky ti nge qimet perpjete qe ne fjalen e pare qe nxjerr nga goja, po si mund te prese njeri qe te rregulloje drejtesine kjo fytyre idiote,…………………………………………………………………..e tmerrshme , pesimizem komplet……………..ARBER ,JAM DAKORT ME TY ………………………………………RILINDJE KU JE PER CFARE TE VOTOI POPULLI …………………………………………………………………….
Eshte turp per drejtesine shqiptare qe ka per nenkryetar te KLD-se nje njeri te pa afte , injorant ne fushen e drejtesise e sidomos te gjygjsorit ku nuk ka punuar asnje dite te vetme. Ai jo vetem qe eshte i pa afte,por edhe dashakeq e zvarrites te problemeve c’ka e ka vertetuar ne detyren e Kryetarit te Komosionit te Kthimit e Kompensimit te pronave. Ai nuk zgjidhi as 1 % te ankesave te pronareve,madje nuk u kthente as pergjigje,qofte dhe negative,te mjereve ankues.Keta ishin pjesa me solide e PD nga e cila prisnin te rifitonin te drejten e mohuar per 50 vjet diktature e 23 vjet “demokraci”. Ky fare djali si beniamin i Jozefines u vendos ne krye te KKPronave duke i zhgenjyer rende ish pronaret e ligjshem,qe , tani nuk duan ta besojne me PD. Kjo u vertetua ne 23 Qershor 2013. Por Jozefines nuk i behej vone per ish pronaret Asaj i duhej Elvis Cefa per te zgjidhur problemet e saj e te miqve te vet,ndersa e drejta le te shkonte per lesh. Me kete llogjike po kjo Jozefine e beri kete birko te paafte,dembel,kokoroc e hajdut,N/Kryetar te Keshillit te larte te drejtesise. Ky eshte nje skandal i papare qe ne krye te “Qeverise se Drejtesise”,sic shprehej Berisha,vune se bashku me Jozefinen,ose Inen dhe jo Xhozin a po Jozin sic thone ata qe nuk e njohin Shkodren dhe jeten e Ines kur ishte Dezinjatore. Pra keta qe shkaterruan P D ,tani po i vene flaken dhe drejtesise. Perse nuk i ben nje kontroll z. Naco ,veprimtarise se ketij fare nenkryetari ,per kohen qe Elvisi ishte drejtor i KKKPronave. Pas kontrollit,do te dalin kaq shume padrejtesi,zvaritje e poshtersi sa qe ky birbo jo veten duhet hequr nga ai post,por edhe duhet cuar ne gjygj per abuzime. Keshtu duhet bere me te gjithe ish drejtorat, ministrat etje..qe kane abuzuar me detyren.Ketu fus edhe ata te LSI kur ishte me Salen. Ne se dalin te paster,hallall e pacin,por nese dalin keq,te shkojne be gjygj e te denohen sipas shkalles se fajesise. Keshtu veprohet nese Edi do te beje shtet. Jo me hakmarrje e lufte politike,por me drejtesi e prova qe dalin nga kontrollet e pergjegjeshme,por jo nga komisionet parlametare.Keto te fundit nuk jane per te gjetur te verteten,por per te mbyllur ceshtjet.
Poshte keta veriore injorante, qe per here te dyte, pas Satrapit-Zog, vodhen dhe vrane shqiperine.
Shqiperia do bijetoje vetem nga ata qe e ndertuan.
Ky vetem mobilizim per femra di te beje .Te tjerat i ben baba i tij shpirteror Saliu.
CA HAJDUT ESHT KY SE DINI CA PASURIE KA KY PLERA
Elvis Cefa eshte bere super milioner dhe pronar me shume prona, jo me bordero, por vetem me “bordellon” e Sali C4.
Drejtesia shqiptare me Cefa, çafka, qifka…
rilindje e leshit………………………
Nuk eshte hera e pare qe Elvis Cefa e tregon veten ” kungull i pa pjekur”.Edhe kjo duhet,t’u riten rrogat gjygjtareve qe te ritin po ne te njejten mase “R U D H F E T I N “se pangopesia nuk ka kufi.Gjin Gjoni me shoke miliardat i vune duke rjepur popullin.KLD ti vere gishtin kokes se nuk eshte gjekundi.Po c’te jete me ate mavri kryetar qe ka.
Mos shpifni per Elvisin, djale i paster shkodran nga familje artistesh. I ati eshte Ndoc Cefa, qe luan te “I teti ne bronx”, rolin e skulptorit, Andonit.
Nuk e ka fajin visi apo buçi. Fajin e ka Rama. Kaluan 7 muaj qeverisje. Morren 1 milion vota. Nuk ka arsye te zvarriset, por te fluturoje me reforma duke filluar me drejtesine. Lere gjinin dhe mulin te qaraviten per fatet e demokracise sic ata e kuptojne. Demokraci ne rradhe te pare do te thote DREJTESI ne te gjitha aspektet e jetes. Jepi atehere Rama, mos hezito… Ne te kunderten rreshtohu ne krah te gjinit, visit, buçit dhe atit te tyre shpirteror…