Kur e arriti zhvillimin më të lartë Lisi?

anazapta

I nderuar lexues! Lezha është një ndër qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Daton si qytet ilir me emrin Lis në fund të shek.IV p.e.s. Qyteti u formua mbi bazën e një vendbanimi protourban dhe ishte qendër e rëndësishme ekonomike e politike e sundimtarëve të fundit të mbretërisë ilire. Për të parën herë përmendet historikisht në vitin 385 p.e.s. Zhvillimin më të madh si qytet e arriti në gjysmën e dytë të shek.III dhe në fillim të shek.II p.e.r., si qendër zejtare e tregtare dhe port detar. Lisi e vazhdoi jetën qytetare edhe në mesjetën e hershme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *