Në Rio të Brazilit janë rikthyer protestat e dhunshme mes manifesteusve dhe policisë, ku kishte shkëmbime zjarri dhe zjarrvënie. Ka degjeneruar në këtë mënyrë protesta e shpërthyer në një zonë të lagjes turistike të Kopakabanës pas vrasjes së një banori, një balerin i një emisioni të famshëm televiziv. Ai ëshët ngatërruar me një trafikant droge nga agjentët e policisë të cilët e kanë rrahur për vdekje. Në përplasjet e dhunshme të një nate më parë ka humbur jetën një person tjetër i qëlluar me një plumb në kokë, ndërsa ka mbetur i plagosur dhe një 12 vjecar. Është sulmuar nga protestuesit dhe selia e Njësisë së Policisë për negociimin, një nga 39 të tilla të instaluara në Rio në kuadër të kampionatit botëror të futbollit që do të nisë në 12 qershor. Njësia bëhet përgjegjëse nga ana e protestuesve për vrasjen e balerinit dhe disa të tjerëve. Gjatë protestës banorët e zonës kanë vendosur barriakda dhe kanë vënë zjarre. Trazirat janë shpërndarë më pas dhe në lagjen Ipanema, ku është plackitur një klinikë.
