Një lëvizje e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive (ILDKP) i ka dhënë dje një tjetër përmasë debatit publik mbi degradimin e gjyqësorit dhe posaçërisht kubesë së tij, Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
ILDKP-ja ka dorëzuar në prokurorinë e Përgjithshme një dosje me provat se anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni ka fshehur një pasuri jo të vogël, por rreth 2.3 milionë euro.
Pasi ILDKP-ja njoftoi këtë lëvizje të saj, Gjin Gjoni, deklaroi se pasuria ishte e bashkëshortes së tij. Nga ana e saj ILDKP-ja, ka kallëzuar dhe bashkëshorten e Gjonit për falsifikim dhe fshehje pasurie por edhe dy noterë publikë, si bashkëautorë në prodhimin e akteve dhe dokumenteve të falsifikuara noteriale, që kanë mundësuar justifikimin e rremë të pasurisë së Gjonit. Pra hetimi ka nxjerr një zinxhir bashkëpunëtorësh të implikuar në skemë.
Nga ana tjetër, në fund të njoftimit të saj ILDKP-ja njoftonte se do të hetojë dhe vetveten, pasi këto të dhëna kishin vite që ishin deklaruar nga Gjoni por askush më parë, asnjë nga inspektorët e ILDKP-së nuk kishte bërë detyrën. Rrinë ashtu të pluhurosura dosjet e deklarimeve të pasurisë, pirg dhe ndoshta tek ky pluhur fshihet edhe zelli i ish-qeverisë për ta mbrojtur me dhëmbë ish-kreun e ILDKP-së me emrin Zana. Njësoj si me dosjet që ndodhen sot në binxën e ILDKP, me qindra denoncime, hetime, denoncime për shkelje për gjyqtarë nga i gjithë vendi, i ka zënë pluhuri në KLD. Kjo e fundit po pretendon se është nën trysni dhe presion politik, por ama rezultatet e punës nuk i duken gjëkundi, përkundrazi, shkelje të rënda të këtij institucioni kanë dalë në dritën e diellit së fundmi.
Në një vend ku secili merr përgjegjësitë e veta morale dhe shoqërore Gjin Gjoni me siguri që do ketë shumë punë për të justifikuar dhe për të paraqitur argumente bindëse përpara prokurorëve sot dhe ndoshta përpara gjykatësve nesër, për të justifikuar këto kontrata të falsifikuara prej tij. Por pyetja që shtrohet sot nga opinioni publik shqiptar është: Përpara cilët prokurorëve? Përpara cilëve gjykatës?
Shpresojmë se prokuroria ngitet në lartësinë e pritshmërie të publikut dhe mund ta dërgojë gjykatësin Gjoni në gjyq për fshehje pasurie dhe falsifikim. Por cilët gjykatës do ishin të denjë ta merrnin në shqyrtim një gjykatës?
Në çdo rast mund të gjenden kollaj gjykatës që janë më të varfër se ai, por është tepër…tepër e vështirë të gjesh sot, në sistemin e drejtësisë një trupë gjykuese që mund të ketë një tagër besueshmërie dhe integriteti sa për të gjykuar raste të tilla. Tashmë që po dalin të palarat e këtij sistemi, ku thagmat më të mëdha gjenden pikërisht në krye të tij, në KLD, kuptohet qartë se z.Gjoni nuk është më një individ, një gjykatës i përveçëm; ai është sistemi, ka pakëz gjingjon në shumë gjykatës të këtij vendi tashmë. Edhe nëse nuk janë të implikuar si ai, janë mjaftueshëm të pa guximshëm sa për vite të mos pipëtinin mbi atë që po ndodhte dhe vazhdon të ndodhë.
Në këtë maskaradë ku ka precipituar gjyqësori, gjykimi i tij do ishte në çdo rast një shfaqje e përkryer mosbesimi absolut. Gjingjoni që gjykon Gjingjonin. Për të arritur deri këtu hetimi penal i prokurorisë duhet të funksionojë. Shpresojmë të funksionojë.
Që ky proces të mos kalojë në mënyrë sipërfaqësore duke linçuar dy ose tre gjyqtarë, që e meritojnë ndëshkimin, do të ishte më mirë që shumica të mendonte për një formë ligjore, për një reformë të thellë në drejtësi duke u nisur nga niveli i lartë i korrupsionit.
Një ligj i ri specifikisht për gjyqësorin, lidhur me hetimin një për një të pasurive të tyre, do të ishte një shans për të vendosur një standard në gjyqësor dhe për t’i ikur rrezikut të kalimit të kësaj situate me disa koka turku. Në këtë situatë, kur opinioni publik është në shumicë absolute i bindur se ky është një sistem i korruptuar, një nismë ligjore për të vendosur një standard për hetimin e 100 për 100 të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë lidhur me pasuritë e tyre dhe të afërmve të tyre, do të ishte i mirëpritur dhe do të ishte po ashtu një bazë e mirë për të bërë reformën në drejtësi në bazë të rezultateve të këtij kontrolli.
Shqipëria është bërë një vend i frikshëm sa i përket jo vetëm pasurimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por dhe arrogancës së tyre si njerëz të paprekshëm, të paturpshëm dhe të pandëshkueshëm. Një nismë ligjore, qoftë dhe në formën e task forcës, që do të bënte hetimin e plotë të gjtihë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, pa asnjë përjashtim, dhe publikimi i përfundimeve të saj, do të shërbente për të justifikuar ndryshime rrënjësore në drejtësi. Shumica i ka votat e nevojshme për të ndërhyrë për në nismë të tillë. Ndryshe rrezikojmë që këtë sensibilitet të opinionit publik, ndaj korrrupsionit në drejtësi, ta kalojmë me nja dy- tre koka turku dhe ca ora të shtrenjta “Cartier”, me të cilat mund të riblihet pafajësia. Drejtësia jonë ka nevojë për një shoshitje totale, nga i pari tek i fundit, mbi bazën e disa standardeve, që bëjnë të pranueshme figurën e njerëzve të drejtësisë. E keqja duhet shkulur nga rrënjët!
***
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni. Gjoni, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Njëkohësisht, ILDKP ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj bashkëshortes së Gjonit, Elona Çaushi, noteres Margena Çela, noteres Gentiana Shkodra për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë në bashkëpunim, falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe korrupsionit.
Të padeklaruara nga gjyqtari Gjoni janë në total: 1 842 796 euro, 180 mijë dollarë dhe 53 270 000 lekë
Njoftimi i plotë nga ILDKP:
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Gjin Gjon Gjoni, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi, dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon:
1. Falsifikim i kontratës Nr.384 rep, Nr.139 kol, të dt.20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k, të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.
2. Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumentave të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.
3. Falsifikim i kontratave të huasë të dt.17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt.22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).
4. Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Werner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).
5. Falsifikim të deklaratave No.2604 Reg. dhe No.2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Werner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.
6. Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Werner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.
7. Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr.1416 Rep, Nr.167 Kol, dt.24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.
8. Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.
9. Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.
10. Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.
11. Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.
12. Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara nga shitja e automjetit të deklaruar në pronësi të vëllait.
13. Falsifikim dokumentash dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt.20.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt.23.04.2010, pra tre ditë më vonë.
14. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.
15. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.
16. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.
17. Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.
18. Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi.
Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Gjin Gjoni, me funksion gjyqtar, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bashkëshortes së tij Elona Çaushi, noteres Margena Çela, noteres Gentiana Shkodra për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë në bashkëpunim, falsifikimit të dokumentave në bashkëpunim, pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpunim, dhe korrupsionit parashikuar nga nenet 257/a e 25, neni 186 e 25, neni 287 e 25, neni 319/ç të Kodit Penal.
Përsa më sipër, bazuar në nenin 15 gërma “b”, neni 17 gërma “ç” të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”, i ndryshuar, ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Ministrin e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për shkeljet e konstatuara.
Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar nisjen e hetimit të brendshëm administrative për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë që kanë bërë të mundur, që një çështje e tillë me prova të qarta të ardhura nga institucionet shtetërore, të mos ndjekë rrugën ligjore, por të mbyllet si e rregullt, pa probleme dhe në përputhje me ligjin.

Booooo!SA KANE VJEDHUR QENAT
Asgje ska per te dale si perhera ketij kelyshi te te Berishes do dali pa lagur dhe sdo ti merret asnje kokerr leku.
Pse?
Sepse ky qelbesira di te palarat e te gjithe atyre qe i kane dhene leket.
Uroj qe te jem gabim dhe ti marrin te gjitha leket dhe ti hedhin prangat.
BRAVO ILDKP!
O ZOT, NUK KA ME BUKUR SESA TE DEGJOSH QE FUNKSIONON SHTETI PER TE CILIN PAGUAJME RROGAT E NEPUNESVE.
MUZIKE E EMBEL PER VESHET E NJE QYTETARI TE SFILITUR NGA PADREJTESIA
Kot sa shpresojme se ky zvarranik gjakpires do te denohet.Cudia me e madhe 3 dite zgjat ketu tek ne.Ikane kopsitur gjerat me kohe keta plehra.Ky ka qene ne gjyqin e Mete Kokemadhit per punen e bllokut.Meta doli i pafajshem,dhe ky sigurisht qe i pafajshem do te dale.Ja pra qe krisma nuk ka patur.Edhe po te kete patur,ato kane qene diku larg.Jemi ne kohe lufte dhe krismat jane te pranishme.Dhe tragjedia e popullit shqiptar vazhdon te luhet pa fund.Aktoret tashme i njohim se kush jane.
Hiquni imunitetin dhe te jene objekt per ndeshkim si cdo qytetar tjeter. Burg per Gjin Gjonin dhe tere ata qe kane votuar si ai ne secilin gjyq. Ne hajdutin e kemi ne krye te gjykates. A nuk asht Xhezo hajdut i lekeve te kosovareve kur ishte ambasador ne Gjermani? Apo, po qe zog-gamori te lejohet me vjedh.
Kjo eshte KLD /ja e Nishanit – te shkrihet ce do !!?
Gjin ke bere gare nuk di fare sa e ku i ke- E tmerrshme .
Malok i trashe ( lere kostumin ) ka ngrene si ariu -ujk i pangopur i maleve
Paska bere gerdine dhe vajza e Shpetimit apo bem baba te te ngjaj….
Futeni menjehere ne burg dhe e ka pak .Demi qe i sjolli shoqerise eshte shume me i madh , ka vite te tera.
Sekuestro – sekuestro qe krijohet dhe pak besim se na mbyten perdite po veprime ska .
keshtu ka lezet konfiskojani paserine dhe jepujani pensionistave dhe te pastrehve me duket se dasma filloi dhe do perfundoj me dhenderrin saliviqi
aha.
Pra Opinioni Publik e paska nje fare vlere… .
@ Media, kur “ja ngulni dhembet nje problemi,” nje ceshtje te vecante dhe nje personi, mos e leshoni; ndryshe shperndahet vemendja. Me cdo shembull te qarte e dhe ne rritje, te pakten hapet frika tek te tjerat.
Ky eshte Hapi no1.
—
Të padeklaruara nga gjyqtari Gjoni janë në total 1 842 796 euro, 180 mijë dollarë dhe 53 270 000 lekë. [artikulli] Sikur kjo te vertetohet, ne keto shuma “Gj-Gj-Gjoni” duhet te jete ndermarrje prodhuese / sherbimesh.
nuk ka shanse te mundime dote serbine ky eshte nje sherbetor i tije me cefene e shkelzenine qe serbia ka plane ne te ardhmene pere te shfarosure shqiperine dhe keta e bejne me mire se askushe
Mos u gezoni para kohe…. Eshte shashka e radhes e “luftes” ndaj korupsionit ooo shqiptare te mashtruar… Me thoni ku jane gjyqtaret e Pukes, ku eshte gjyqtari i Kavajes, cpo ben ai i Pogradecit…Ku jane komunaret e Tropojes te “arrestuar ” me aq buje…Asnje nuk eshte denuar dhe as ia ndien kujt per ket shtet prej letre higjenike….
lukuni mizerabiliteti hajdute e kriminele te mirfillte i gjen tashme ne te gjith sistemin e drejtesise akuzat jane alarmante teper tronditese per nje shoqeri si kjo e jona qe mezi nxjerrim buken e gojes parlamenti dhe qeveria te marre masat e menjehershme per shkrirjen e kesaj organizate kriminale sic eshte KLD ja dhe te ndjeke te gjitha rruget ligjore per ndeshkimin maksimal te kesaj lukunie hajdutesh. rrofte shqiperia rrofte populli shqiptar
Te presim… Nuk ma merr mendja te mberrije ne gjykate kjo pune…
Deri ketu ja dolem “dita”. Shikoni, Xhin Xhoni me vile “Champagne” tek rezidenca e zamirit (pra Berishes), e cila shkon deri ne nje miljon euro vetem blerja.
Ngelet per tu pare reagimi i kld dhe ati presidenti mender me i thene.
Nje gje eshte e vertete, ne kete bote do te lahen te gjitha.
Shikoni kur te thote qe burimi eshte bashkeshortja, me nje free shop (te grabitur) ne aeroport dhe duke shitur kremra dhe shampo.
Shpresojme qe kesaj ti shkohet deri ne fund.
po ai artur malaj mase ja gjejne pasurine se ai ka qene ujk i vertete , leket ne amerike te artur shehu i ka cuar
Zhvishini zhulsat dhe hidhini te dy si cift neper burgje. Qafirat e pangopur.
Atehere nuk qenka e vertete shprehja: Ku di dhia c”eshte tagjia.
Apo.ajo tjetra:” Do dhe macja uthull…” Dashka,qe cke me te se…
O GJIN GJONI: Sado para te kesh bere, gjithmone XHIN XHON XHUN ke per te ngelur.
Dhe mendoni pastaj njerzit e thjeshte,qe jo vetem s’kane,por shikojne njeri-tjetrin ne drite te syrit, per te pare se kush do u jap kafen sot!…Gjithesesi,plages,po i ulet buhavitja… Ka filluar shtrydhja e saj, anash e anash… Do llahtarisemi kur t’i shohem shtratinn, dale….
Lerini llafet si shtet, por sekuestrojani ketij ndyresire pasurine e vjedhur, te grabitur, te fituar me ryfshet dhe duke ndihmuar krimin. Dhe kalbeni ne burg tere jeten. Shkoni ne SHBA, Kanada, Australi, Gjermani dhe shiheni se ç’behet me keto lloj bajgajsh me kostum.
Sot per mua merr jete ,dobi per shoqerine dhe justifikimin e taksave te shqiptareve,
institucioni i ILDKP-se.
Per mua,kjo eshte nje dite historike.
Po keshtu bete edhe per pasurine e familjes Berisha ! I renditet te gjitha plackitjet e kesaj
familje ,idem Gjin Gjonit dhe ne fund : ku ishe asgjekundi ? ! Cfare bere , asgje prej gjeje ?!
Pasi eshte bere verifikimi coni ne gjyq dhe po qe se gjyqetaret e korruptuar deri ne palce
i lirojne tenpandehurit sic kane bere deri me tani, atehere mblidhni parlamentin ,ndryshoni
ligjet,sic bente Sala qe brenda nates ndryshonte ligjet, edhe ju ndryshoni ligjet qe i ka bere
Sala ,hidhni ne rrekene e ujrave te zeza , dhe coni ne biruce qofte te pandehurin dhe gjyqta-
rin e korruptuar ! Kete beri Kromuellthi kur drejtesia kishte krijuar ngercin e pakalueshem,
dhe parlamenti spo ecte ne binaret e demokracise ! Edhe ne shtetet e modelit te demokracuve
kur gjerat nuk ecin apo sabotohen u bihet me ”shkelm ” atyre ligjeve qe behen pengese per
Progresin e mbarevajtjen e puneve !
Tek nje popull idjot pa vlera,keta qelbesira jane nje fenomen i zakonshem normal.
Kur nje popull idjot zgjedh mashtrusin per ta qeverisur, c mund te pres ky popull gomar
nga qeverisja e mashtruseve?????
Nje popull kur zgjedh nje mashtrus,e me pas zgjedh mashtrusin e dyte,se ka kuptuar mashtrimin e te parit,ky popull do vazhdoje te mashtrohet terre jeten e tij pa shprese, duke
zevendesuar mashtruset nga i pari tek i diti.
bujar nishani mbreti i shqipetareve, duhet ti jape dekoraten…nderi i kombit
Hajde makuteri hajde ne c’duar ka rene drejtesia?Populli pret qe te vendos drejtesi ne baze te ligjit kur me maskarenjte jane ata qe pergjigjem per zbatimin e ligjit.
Ti sekuestrohen te gjitha pasurite dhe te kalbet ne burg si kriminel maloku plepist Gjin Gjoni (sepse krime jane te gjitha ato vendime gjyqi me te cilet pasurohesh ne kete fare feje).Miliona eurot e tij jane bere nga lirimi i krimineleve,trafikanteve dhe nga grabitja e pronave.
Jam ne nje mendje me geg hysenin. A do arrije valle qe kjo dosje te gjykohet realisht? Po ndjek me vemendje perpjekjet e ministrit te Drejtesise per te larguar keto Gjin Gjona e kompani nga gjyqesori, por kam frike se nuk do ja dale dot,pasi ka perballe nje Nishan me nam,i cili çdo dite e me teper po trgon se eshte ne mbrojtje te krimit.
Z. Nishan! Ke rastin me te mire te çlirohesh nga mbojtja e te korruptuarve.
Po qe burrre beje! Po qe burrre largoje Gjinin nga KLD-ja. Po ti nuk je i zoti se te kat per fyti SALA,qe eshte babai jot shpirteror.
Ah sikur keto para ti kishin ne dore pensionistat do jetonin te lumtur vitet qe u kane mbetur! Ah sikur! Sikur! Sikur!
Shikoni ne foto … sa bukur del kombinimi, Gjyqtari Gjin Gjoni, duket sikur flet me ate gocen 🙂
[djathtas lart]
Ai i ka “punet ne rregull” vec nje kujtese miqesore per “Gocen” Klikoni tek ajo. Ne reklamat e gazetes, sa here ju jepet mundesia bejeni se nuk ju kushton shume. Ndihmoni DITA-n tek Kompanite qe i japin Reklama, i shtoni te ardhurat. Dicka per te cilen cdo media e shkruar ka nevoje. Tregu i tyre eshte teper i ngushte e me Humbje… mbushni nje karte telefoni, blini dicka tek Dyqanit Globit (me pelqeu faqja e tyre) duke e ditur se Sado Pak Vlen.
—
Mos prisni qe DITA te vije e te kerkoje ndihme perdite. Kjo vlen shume per ne qe e lexojme falas online. Shikoni sesi disa Autore kane ikur. M.Nano e Dr Elton Xhanari, K.Cukali thote “po shkruaj falas”…tani disa pune duhet ti kuptojme dhe vete. S’ka asgje falas. Dhe ne behet…sa kohe zgjat. Dhe ne zgjat…sa kualitet mbart? Zgjidhja behet e thjeshte po i lame ne balte; 1) DITA hyn ne patronazh, me default. Parti/biznes etj. qe te mbijetoje, duke pasur imponim ne politike editoriale …ose… 2) Mbyllet, si cdo Media qe i del bilanci negativ por s’ka biznes mbeshtetes.
—
Ta bejme nje Ortek, qe kompanite e reklamave tu dale Numerimi per Klik ne shifra fantastike dhe te kenaqen per heren e II-te. Ju kushton 3-5 seconta per Reklame.
Faleminderit P.A.B
Ne emer te stafit
Pershendetje Miq. Cdo dite ju lexoj me respekt per punen dhe sacrificat qe beni. Rasti GJ-GJ, erdhi si pasoje e nje trysnie te papushimte mediatike mendoj une. zoteria i nderuar (pa ja prezumuar fajin) eshte aty prej 15-20 vjetesh. Dhe nuk mund te akuzohet per ~ 2.000.000 Euro plus ne tre diten e fundit. Bete disa artikuj, dosjer dhe fakte ne sjella ne menyre sistematike; qe une mendoj sollen dhe diferencen ne Opinion Publik.
Sic eshte dhe trajtimi standart ne cdo Media Perendimore, te cilat e cojne Opinionin Publik ne shkalle te tilla sa detyrohet qeveria dhe ligji te behet pro-active. Dhe “killer-blow” mendoj une…si faktor percaktues ishte Fotoja me “butonat e Arte” te kemishes… qe aty besova…se dicka mund te levize. Ja me shprese per raste te tjera dhe nje fillim te mire 🙂
Respekte per te gjithe Ju.
P.A.B : po na sill ti ndonje paund andej ku je se ikim ne blejme ke globi cfare te duash ti ………..!!!!!!!!! sa per klikimet falas po te kujtoj qe automatikisht DITE-s I hyjne ne llogari ajo qe I takon,,,,,,,kujt ti bejme reklame vodafonit apo amc-se qe jane kompani greke qe kane kapur tregun shqiptar dhe e kane bere monopol edhe bejne cfare te duan me tarifat e tyre,,,,,,,,,,( te kam keshilluar 1 here tjeter edhe po ta rikujtoj prape ti flet edhe gjykon si anglez sepse jeton atje por vetem se shkruan shqip ,,,,,,,,,,,,,) !!!!!!!!!!!!
I nderuar Hosten, rremujaxhi i vertete je :)) Nuk thashe te bejme Globin te sasur, “po shkoni qe shkoni” dhe nje dite sigurisht do veni aty…se te gjithe akoheni po te gjithe keni TV-Lavatrice, Soba, telephone etj, se ju kam pare. Mua me ven Shqipoja nga Shq per vizite me iPhone 5, akoma jam me S.Galaxy II (lol) Sa per Kompanite e huaja, ate nuk e ndryshoni dot…produktin e tyre po merrni, pra bejeni nga DITA, sh.e thjeshte. Flasim kur te hyje ne negociate te II-te, dhe biznesi “mat” forcen qe ka reklama tek DITA. ose DITA ka force te “shese” Publikun e Saj tek ai qe paguan me Shume! Gje qe ne jeten reale (thuaj TV/radio/gazeta leter) nuk eshte gjithmone e mundur. Ne internet eshte me e lehte.
Biznesi – meqe ra fjala – s’ka territor, ai njeh parane dhe tregun, si ne Britani si ne Shqiperi. p/s/ ne shume fusha jam amator, me “biznesin/reklamen” ha buke perdite. Qe 20 vjet + .
KESAJ I THONE TE PADISESH DJALIN TEK BABAI. KAM FRIKE SE DO JETE FLLUSKA E RADHES E SAPUNIT.
Edhe une ndaj te njejtin mendim me ty Lora!
Sot eshte nje dite per tu shenuar!
Te besojme se filloi operacioni per sherimin e Gangrenes se Korrupsionit, i cili, ne se nuk mbetet vetem tek ky gjykates H a j d u t, do te jete i sukseshem!
Nje falenderim mirenjohje dhe DITA-S SONE TE NDERUAR , QE PO BEN AQ SHUME PER TE DENONCUAR MAFJEN E DREJTESIS SE B R E K D H J E R I T,
R R U F J A N I T
D H E
S H A R L A T A N I T !…
Hajde Gjin Kusari, paç kemben e mbare
dhe pas teje edhe Hajdutet e tjere ,
Kerpushat dhe shushunjat qe pine pa pushim gjakun e F u k a r a s !…
Duhet te veproje Shteti sa me shpejt sepse kete na ka premtuar Qeveria ndryshe nuk behet Shqiperia me Shqipetaret…..????
Ah moj Shqypni e mjera ti me keta Shqipetare qe na vjedhin cdo dite.
Kam 35 vjet mesues dh 25 vjet mesuese bashkeshortja ime dhe dy djem studente .J.am afro 5mije euro borgj. Ta kish ditur t’ja kerkoja hua Gjinit
Ajo qe me bene pershtypje eshte fakti se keto kane ndodhur dhe ndodhin ne 24 vjete te demokracise .Po te shtosh dhe shume te tilla dal ne konkluzjon se Shqiperia dhe shqiptarer nuk ecin ne rrugen e demokracise por te nje anarshie qe cdo kush bene cte doje pa u ndeshkuar .
Keq me vjen, por si ne qe komentojme shtypin ,Politika, Shteti, Drejtesia,Medjat dhe shoqeria shqiptare jane familjarizuar dhe smund te ndryshojne azgje .Eshte nje fatkeqsi qe vjen nga shume faktore te brendshem dhe te jashtem qe nuk ka gjasa tu thuhet ndal .Ky lloje kapitalizmi shqiptare eshte aq shume i sheqerosur sa populli pranon me cdo cmim shtremberimet e tije per hire te se shkuares .Pikerishte ketu qendrojne dilemat e mos ndeshkueshmerise .Frika e Diktatures ka kultivuar nje tolerance jashte cdo llogjike ne Kupolen drejtuese .
Flitet cdo dite nga te gjithe Pushtetet per skandale marranedse dhe rezultati !!!!!!!!!!.Te gjitha se bashku zjejne ne nje kazan dhe populli ndjen ne kurrizin e tije pasojat e kablezimit te demokracise shqiptare . Une nuk shohe asnje force deri me sot qe ta permbys kete kazan te qelbur.
Rruga qe ka zgjedhur qeveria Rama do te jete e gjate dhe e mundimshme me plot dhimbje. Ka shume arsy qe kjo Qeveri ecen si ai ushtari qe nuk do te bjere ne mina .Ajo qe pastron kete fushe jane aksjionet dhe inisjativat popullare per ndryshim te menjehershem me cfardo cmimi qe te jete . Jo rrevolta politike, se deri tani nuk kane dhene rezultat, por rrevolta per te ndeshkuar shkaktaret dhe kete lloje korrupsjoni ne organet me te larta te Drejtesise e kudo. Shembuj te tille ka mjafte vec se duhet qe te drejtohen shigjetat per nje ndryshim rrenjsore.Deri me sot popullit u jane djetuar per te marre pushtetin me premtime te pa realizushme .Keshtu ka bere Nano,Berisha dhe se fundi Rama .Asnje nga keta nuk i eshte drejtuar popullit se defektet qendrojne :Tek mos ndeshkushmeria dhe shkejla flagrante e rregullave te lojes demokratike. Pa ngrihe popullin ne kemb edhekur je ne pushtet e i thuaj: Nuk mund te qeverise me keto skandale e gropa te hapura nga qeveria e me parshme .Cdo te ndodh ? Do te vihen pikat mbi i dhe pastrimi do te vije shume shpejte e do te mobilizoje gjithe strukturat e shtetit dhe shoqerine shqiptare .
Cfare presupozojne aksjonet masive .Mobilizin per te rrealizuar nje objektive te domozdoshem.Cpo bene Trojka Evropjane ne vendet qe rane ne recensjon .Jo sanksjone por veprime konkrete per ti nxjerr nga kolapsi i hajdutrive dhe korrupsjonit ne sferat drejtuese .Sa here na jane drejtuar Evropjanet dhe Amerika po per te njejtat fenomene qe ndodhin dhe tek ne .Po kush duhet ta luaj rrolin e Trojkes ne Shqiperi .Te gjithe ata qe duan ndryshim e populli ne vecanti .
Mundohet qeveria Rama por jane te pa mjaftueshme forcat qe duhet ta luajne rrolin per ndryshim.Pa nenvleftsuar masat qe merr forca kryesore qe bene ndryshimin eshte lene mes luftes qe bene Mazhoranca dhe Opozita .Sovrani i pa orjentua dhe i coroditur mes ketyre dy forcave nuk eshte ne gjendje te veproje ne bllok per ndryshim .Hapja syte dhe merr inisjativa konkrete si ato prishjet e bujshme dhe do te shohesh si populli do te mbeshteti per ndryshime dhe me te thella ne cdo qelize te jetes dhe aktivitet pushtetar.
Vizitova Vloren para disa ditesh e Tiranen me pas .Ne Vlore degjoja e ndjeja frymarrje per ndryshim .Ne Tirane u mbrekullova .Me pak pune te kujdesshme eshte per tu marre shembull ne rajon . Tirana mu duk si ajo qe kam enderruar dhe per gjithe Shqiperine . Ja qe kapacitetet egzistojne por aksjoni na mungon .
Loja sapo u hap , kini durim , nuk ka per tu ndalur me .
Esapet lahen qe ne kete bote ….thote populli.
Suksese!
Po flet maloku gjini saliut ne A1 Report dhe po i merret goja llek e llek si barbon po uluret e po bertet gjoni si nji pisllik qe eshte dhe i ka ik petlla
Interesi bertet fjala flet shoku gjoni gjini o katuar i poshterr qe je rrit me zorre derrash e qenef pulash o lekure sholle je ti
era cjapi e vjen kesaj letyre qe ka bere dhe po ben kerrdine ky pis njeri i poshetrr qe mban nji ore ne dore gati 100 mije euro ka nji apartament 700 mije euro ka 18 pika qe ku barbon ka shkele ligjet dhe thote jane te gruas teme nuku jane te mijat ka fshehur gati 2.000.000.EURO
Burg shpejt ketij rrugaçi kesaj kurve ketij horri e pislleku .
Burg burg burg burg burg burg burg burg ktyre vampirave qe kane vjelle hasetet e shtetit
malok imagjinoheni miloner ne EURO DOLLAR
Ptyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy zorraxhi i beri Kry hajni krye kremineli berisha Milonera kta
pisa e kta qelbesira po i merret goja hamhamhamham ben gjoni si kloshar si barbon Vetem
BURGU I SHKERRDHEN ROPT KESAJ MAFIE
burg edhe sekuestrim pronash edhe parash !!!!!!!!!!!!!!
Bravo,ma ne fund kemi nje pasqyre e gjithe horrleqeve qe bajne! Tash presim qe qeveria te veproje e te shkarkojne kete njeri qe nuk guxon as nje minute me rrit n’asnje post qe ka te behet me ligjin, po duhet hetuar edhe nga ku i beri zoja gjithe kete pasur me nje rroge?
Werner mehler a i ka deklaruar ato pare tek deklarata e tij zyrtare ne vendin ku banon? Shteti le te kerkojne nje bashkpunim nderkombtar per nje investigation per kete njeri..
Obo,bo,bo,çeshte kjo hata,keta gjakpires e moren ne qaf kete popull.Ndaj Sala uluriti per moseheqjen e Zana Xhukes.Ka shume,shume,shume fare nga keta pisa,tu sekuestrohet pasuria dhe tu jepen pesionosteve,njerezve me aftesi te kufizuar,etj.Menjeher te shkarkohen nga detyra te gjithe te korruptuarit.Nese kjo pasuri e Gjonit etj,kan qene edhe kur ka qene drejtues i ILDKP-Z.Llala,edhe ky duhet te pergjigjet.
Bravo DITA per presionin qe bere dhe per trimerine. Pas kesaj duhet rritur presioni per Prokurorine, prokuroret qe do te hetojne çeshtjen duhet te vihen ne presion pozitiv. Ata duhet ta dine se nese mbyllin çeshtjen jo vetem nuk do te jene me prokurore por orteku i protestes do te shkaterroje gjithe prokurorine e drejtesine. Gjyqtaret qe do te gjykojne çeshtjen ne çdo nivel duhet te vihen nen presion.
Kjo eshte nje çeshtje qe duhet te kthehet ne çeshtje triumfi te shpirtit te pa korruptuar popullor mbi korrupsionin dhe shkaterrimin 24 vjeçar te Shqiperise.
Ky te jete rasti i pare i fituar nga Publiku dhe te pasohet nga te tjeret. Parajsa e vjedhjeve duhet te kthehet ne ferr per hajdutet.
Te ngrihemi te gjithe dhe te kerkojme hetim te shpejte dhe rezultate nga hetimi. Te propagandojme dhe percjellim çdo lajm qe ka lidhje me kete skandal qe ne e dime nuk eshte i pari e i vetmi. Por eshte i pari qe nuk duhet lene te kaloje pa ndeshkim. Te gjithe do ta shesin Gjinin, kete çudi shqipetare, qe u kthye nga bari ne milioner.
O zot ….faleminderit ….vonon ,por nuk haron …Te gjithve tu sekuestrohen pasurite epajustifikuara ….
po nuk veproi prokuroria duhet te organizhet Populli si per
Armet Kimike pik
nuk ka shpetim tjeter Miletin duhet ti shkerrdhej temen e semes kesaj Mafie
te profet berish salija.
Nuk duhet te kete ndikim nga Partite shoqata civile shoqeria civile grupe civile
duhet te organizojne sa ma shpejt revolta per zbardhjen e kesaj afere me permasa
gjigande nuk ka shpetim tjeter si gjin gjoni ka dhe qindra prandaj o Burra ne shesh
per ti dhene derrmen kesaj kasaphane qe ka Gllaberu Albanine.
Ky eshte shpetimi i popullit ti merret Pasuria çdo individi qe e ka gllaberu ne rrugen e Mafies .Mire thonte armiku salih Romi Berisha kur te hik une nami u befte dhe ja nami do behet
ka ra ne dafina gjygjsori por….. harron se populli e ben Hi per disa minata ket sistem kafsheria qe ka pllakose ate toke te mjere
çohini vellezer e motra tja shkerrdhejme temen e semes kesaj kaste qe ka bo Kerrdine me asetet e kombit kesaj kaste qe po pasurohet me ne krye Mafien e shtetit qe punon per vete.
Kot nuk berteste Mjeku i Shurres per gorrillen zana xhufken paska pas te drejte ky qenef.
nje tabele per Diten ..
https://drive.google.com/file/d/0BwhcJg8NxarZQW5GY295VHZjTFk/edit?usp=sharing
https://drive.google.com/file/d/0BwhcJg8NxarZckVkU2FfR0p1N1U/edit?usp=sharing
O zot cfare behet keshtu.Ceshte ky anetar i KLD me gjithe keto vjedhje.Cfare ben ai i pari i KLD, po ai i dyti i KLD qe kakarise cdo nate ne TV.Ik o gjino jep doreheqjen dhe dorezoi pasurime vjerrit.o GjinNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNOOOOOOOOOO
O ky Gjin Qini gjiriz me pare paska qene..e presim drejtesi…nga keta kodoshe 6 mujorsha
Nuk me bene pershtypje sa pasuri kane se ajo dihet per keta hajdut dhe mashtrus por me vjen keq qe ketyre nuk u hyne asnje gjemb ne kembe sa te jete llallka shoku i tyre dhe avokati debil me mustaqe….Mazhorance mire qe pa pune po i le njerzit e saj po bej nje pune te mire …Shpronesoi keta belere qe na kane pir gjakun dhe futi ne burg….Ndryshe e haroni voten e elektoratit qe ju mbeshteti…
Me vjen shume keq per Shpetimin dhe familjen e tij. Maloket shkateruan gjithe Shqiperin e, dhe nuk do te shkaterojne familjen e Shpetimit, i cili me punen e tij 25 vjecare ku ka punuar ka lene vend te mire dhe respekt nga te gjithe koleget.Por futja e malokut po ndryshon kete situate. Por kam besim se Shpetimi do te dije te kaloje kete situate te veshtire te krijuar nga maloku.Pershendetje MIKU
JO “IK O GJINO” POR FUTENI SA ME SHPEJT NE BURG GJINON SE DO NXJERI DHE XHEVAHIRE TE TJERA,…………………..
Verifikoni edhe pasurine e Alaudin Malaj, Kryetares se Apelit Vlore se edhe ai eshte ne parametrat e mia mos me shume dhe me frikshem.
Maloku qelbet…
Gjin Gjonin e mbaj mend qe nga fillimet e viteve 1990 …. keshtu ka qene . Plehre ne vendimet qe jepte se I jepte nen interesin e atij qe paguante me shume. E kish bere vendin e punes si ankand
Prandaj,ky sistem gjyqesor do shkulur nga rrenjet.
Do ndertuar nje i ri,ndryshe Shqiperia s’do te kete kurre drejtesi,
por mafie e krime!
Me kete koment me dukesh si ajo tezja e jote me nalla e robdishan qe dilte ne tre te mengjezit per te zene rradhen e qumeshtit.
Je vetem nje idiot dhe asgje me shume, e jo vetem ti por te gjithe miqte tuaj qe bejne komente ndaj flluckave te sapunit pa fryrese e pa uje te sapunuar.
Une mendoj se ai te pakten duhet tu ktheje mbrapsht te gjithe leket personave qe ua ka marre per te pasur pak drejtesi
GHIN Gjoni është një produkt i Amerikës – Qeveria gjermane Mafia: Gjin Gjoni, Azem Hajdari të gjithë ishin në një kurs në C. Qendra George Marshall në Garmish-Partenkirchen.Millionen kushtoi me BE – USA, Bankës Botërore fraudsters kartë partia klientelë e cila gjyqësor sjellin ndihma për zhvillim dhe korrupsioni i Professional vjen direkt nga Banka Botërore me mashtrim Projetken, shoqatat ekonomike dhe lobistët dhe Mafia bisedon si Frank Visner, të gjithë të huaj Konsultohuni me portin e Durrësit dhe konsultimeve të turizmit. Gjithkush jashtë vendit, financuar vetëm sindikatat e krimit dhe dumbest në Shqipëri.
PO SHKRUAJ SHQIP O SALIH APO SALAH?
NESE MAFJA ESHTE NDERSHTETERORE SIC PO THUA TI,KOT QE I BIEM LEGENIT KETU.
E PO AMERIKA NUK KERKON DREJTESI DHE STABILITET NESE NDJEKIM LLOGJIKEN E SHKRIMIT TEND ,ATEHERE FUCK ALL OF POLITICS!
E thashe qe ne fillim, kjo akuze e “derguar” ne prokurori eshte SHASHKA E RADHES. Dje Gjin Gjoni deklaroi se edhe ne se akuza vertetohet ndaj tij…pijani lengun se…eshte veper e amnistuar!!!!!
Le te vertetohen,s’ka gje qe jane te amnistuara…….do shkojne vete njerzit t’ja kerkojne,ose do beje ndonjeri ndonje vetegjyqesi,por ama te vertetohen!!!
…Mos u merakosni se kush do te gjykoje Gjinin,trupi gjykues eshte formuar ja perberja…Kryetare seance ENI COBANI.ndihmes gjyqtar, ARDIT GJEBREA,dhe ceshtja merr fund.Po ketu eshte bere “Lesheli” si vet partia ne pushtet,ndaj mos e vrisni mendjen fare.
Kush ja futi vaterlone ne bythe dr.dhjeramanit dhe nahijes se tij kusaro-kriminale,me 23 qershor????????
POPULLI SHQIPTAR,NE SHUMICE TE CILESUAR,e zgjidhi xhunglen malinje te antishtetit dhe antiligjit 23 vjecar……..Ky POPULL,i cili po ndjek ne cdo ore ecdo dite,me adrenaline superiore kete situate do ta zgjidhe me se miri edhe kete hall te madh ,te cilin ja beri peshqesh per dy dekada politika gangstere dhe thellesisht antikombetare e sistemit kamorrist,,,,,te cilin na u kujtua te na e thote sot edhe majko-efendiu.POPULLI SHQIPTAR eshte i vendosur ta zgjidhe.
Si tha pas 23 qershorit Arvizuja?,,,,,”Shqiptaret me ne fund e kuptuan fuqine e tyre” . TUNG.