Ish-përfaqësuesi i kombëtares së futbollit të Gjermanisë, Paul Breitner, mendon se Bayern Munich dhe Real Mdridi janë në situata të ngjashme para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayerni humbi serinë e ndeshjeve si i pamposhtur në Bundesliga duke pësuar nga Augsburg dhe Borussia Dortmund, derisa Madrid është mposhtur nga Barcelona dhe Sevilla në La Liga dhe nga Dortmund në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ka pasur disa paralele në mes të dyja klubeve gjatë këtyre tre javëve. Real Madridi dhe Bayerni të dy e dinë se duhet të jenë të përqëndruar në maksimum. Por unë dëgjoj të njëjtat gjëra në Madrid dhe Munich: Ne do të kualifikohemi’. Secila skuadër mendon se tjetra është pak më e dobët. Të gjitha ndeshjet në mes të Realit dhe Bayernit janë plot pasion, andaj do të jetë edhe një tjetër sfidë emocionuese të mërkurën. Kjo është pjesë e saj”, ka thënë Breitner.
