Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e ka përshëndetur vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e gjykatës speciale.
“E mirëpres votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, që e mbështetë tranzicionin e mandatit të EULEX-it dhe e konfirmon përkushtimin për krijimin e gjykatës speciale, për të gjykuar lidhur me raportin në vitin 2011 për akuzat nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratën e zonjës Ashton dërguar mediave.
Tutje ajo thekson se “e lavdëron qeverinë dhe anëtarët e parlamentit për udhëheqjen e tyre dhe përkushtimin për drejtësi, të demonstruar nëpërmjet asaj që ne e kuptojmë se është vendim i vështirë dhe i ndjeshëm”.
Ashton konsideron se vendimi i sotëm nga deputetët e Kuvendit të Kosovës “do ta forcojë sundimin e ligjit dhe do ta përmirësojë kredibilitetin e imazhit të vet ndërkombëtar”, transmeton REL.
“Duke e marrë një vendim të tillë, liderët e Kosovës e kanë zgjedhur të ardhmen më të mirë evropiane për Kosovën dhe shtetasit e saj”, tha Ashton dhe ka shtuar se “BE-ja do të vazhdoj të jetë partner i fuqishëm për Kosovën në rrugën e saj evropiane”.

Vetem ndaj shqiptareve,por mjo medhe krikmet serbe te kreyera mbi popullin shqiptare, mqe I di bota dhe I ka denuar civilizimi njerezore,pervec tribunalit.
Kjo fytyre dawn te na thote se, kur do te ngrihet Tribunali ne Beograd per krimet e kryera nga serbet gjate luftes ne Kosove e ne shtetet e tjera qe u shkeputen nga ish Jugosllavia.