Fol, ose vdis

redaktor

Dje, e mërkurë, u mblodh Kuvendi i Kosovës, i cili, në rendin e tij të ditës kishte një nga gjërat më të vështira dhe njëkohësisht më të çuditshme: Parlamenti miratoi  ngritjen e një Tribunali të veçantë, tani mund të quhet edhe Gjykatë Speciale, i cili, ose e cila, në fazën e parë do të hetojë, analizojë, hulumtojë dhe dënojë krimet e luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (!!)Dhe më pas, është e mundshme, të shtrihet edhe më tej, në ngjarjet e rënda të pasluftës, korrupsionin, krimin e organizuar, pra gjithçka që është parashikuar në Kushtetutën e Kosovës si një detyrë parësore e Drejtësisë në Kosovë.

Është precedenti i parë juridik në një shtet të pavarur dhe të njohur si të tillë.

Në sallë ishin shumë miq të mi, të vyer, me të cilët kemi ecur sëbashku në shumë vite të vështira, kur askush nuk do të besonte se do të vinte një ditë e tillë, por që janë të bindur se ata janë ulur aty, në atë sallë Kuvendi, dhe nuk janë të burgosur, klandestinë apo të mërguar, pikërisht në sajë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilës i kanë takuar si pjesë e rëndësishme drejtuese. Në sallë ishin edhe njerëz të politikës që mendojnë ndryshe nga unë, por edhe nga ata që ndoshta nuk kanë dëgjuar kurrë për mua, e kjo nuk është aspak e rëndësishme. Por, edhe ata në vetëdijen e tyre, e dinë fare mirë se janë në atë sallë, pikërisht në sajë të gjakut të derdhur nga një popull martir, që mbështeti shpresat tek ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila u bë, si do të thonte Ismail Kadare, “dalëzotësja e Kosovës”.

Kjo “dalëzotëse”, do të dalë për herë të katërt para gjyqit, duke ngritur shpresat e politikës serbe, për t’u kthyer në “bjerrahumbësja e Kosovës”.

Unë desha t’ju drejtohem të gjithëve: Nëse i gjithë dinjiteti juaj është vetëm në ngritjen e dorës apo të kartonit, thjeshtë pro ose kundër, pa dëgjuar askush zërin tuaj, kur për gjëra të tjera, të parëndësishme shpesh herë,kemi folur e debatuar me orë të tëra, shpesh pa zgjidhur asgjë, atëherë këtë të mërkurë ju jeni deputetët më fiktivë të këtij kombi.

Natyrisht, si gjithë miqtë e mi, unë jam të dënohen ashpër cilido që ka bërë krime, qoftë gjatë luftës, qoftë pas saj. Askush nuk ka të drejtë të ja mohojë jetën tjetrit, vetëm se mendon ndryshe. Ashtu si nuk jam i dalur mendsh të mbroj korrupsionin që shpërtheu edhe në Kosovë. Cilido që është pasuruar nga gjaku e djersa e të tjerëve ai duhet të marrë ndëshkimin e duhur, e më tej se kaq, pasuria e tij e paligjshme duhet të konfiskohet.

Por unë e kam fjalën për ata që janë në atë sallë falë dinjitetit të tyre, që e kanë bërë emrin e ndershëm përmes luftës, punës, burgosjeve dhe sakrificave. Kam pasur fatin të drejtoj një Organizatë çlirimtare, pjesëtarët e së cilës, sipas përllogaritjeve jo të sakta deri në fund, kanë bërë, së bashku, në pak më shumë se 20 vite, rreth 4 mijë e 200 vite burgime të rënda në të gjitha skëterrat serbe dhe pjesët më eminente të saj janë në sallën e Kuvendit.

Përse mund të fliste një deputet i parlamentit të Kosovës? Askurrë nuk kam pasur guximin të mësoj ndonjërin prej tyre, por diçka më lejohet t’ju kujtoj, si mik i hershëm i tyre.

Po sjell në vëmendjen e tyre një fshat të lashtë, me rreth 1 mijë shtëpi, Krushën e Madhe. Disa ditë më parë unë shkrova për masakrat serbe në Krushën e Vogël, por, po në të njëjtën ditë, nga të njëjtat forca speciale serbe dhe nga paraushtarakët serbë, disa nga të cilët ishin banorë të asaj zone, u bënë masakra të tmerrshme.

Po sjell një dëshmi të profesor Kadri Dellovës: Në mesin e 25 dhe 27 marsit 1999, pak ditë pas fillimit të operacioneve masive të NATO-s, që në atë kohë cilësohej aleatja e UÇK-së dhe vetë UÇK-ja, sipas shefit të asaj kohe, Ë. Klark, “forca tokësore e NATO-s”, në Krushë të madhe janë vrarë dhe janë zhdukur pa lënë gjurmë 241 persona të moshave të ndryshme. Prej tyre, 206 njerëz ishin banorë të Krushës së madhe, ndërsa 35 të tjerë nga fshatrat përreth, që kishin gjetur strehë aty.

Pas përfundimit të luftës, një ekip i Tribunalit të Hagës bashkë me patologët anglezë, në Krushë të Madhe zhvarrosën 171 kufoma dhe mbetje mortore, të cilat u gjetën në 8 varreza masive, 2 krematoriume dhe në shumë varreza individuale. Nga ky numër i të zhvarrosurve janë identifikuar 86 persona, ndërsa 85 të tjerë që kryesisht ishin mbetje (eshtra) të karbonizuara nuk janë identifikuar, dhe ashtu janë varrosur. Në mesin e të vrarëve dhe të masakruarve janë 7 fëmijë dhe 5 femra, kanë mbetur 500 fëmijë jetimë, ndërsa 25 persona kanë marrë plagë të rënda trupore. Ndërkaq, pas luftës 121 persona konsideroheshin të zhdukur, mirëpo gjatë këtyre viteve janë gjetur edhe 53 kufoma dhe aktualisht në Krushë të Madhe mungojnë edhe 68 persona, në mesin e tyre edhe Ukshin Hoti.

Në masakrën e Krushës së Madhe, përveç forcave militare dhe paramilitare, kanë marrë pjesë, edhe serbët nga Rahoveci, Hoqa e Madhe dhe nga Krusha e Vogël. Disa nga emrat e atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen dhe masakrimin e banorëve të Krushës së Madhe janë:

– Goran Radosaleviq-Guri, komandant i njësive speciale;

– Sava Petroviq nga Prizreni,

– Vëllezërit Sava dhe Nebojsha Matiq;

– Angjelko Kollashinac, ish-prefekti i komunës së Rahovecit, i cili ka qenë edhe i akuzuar për krime lufte;

– Sveta Tasiq nga Krusha e Vogël;

– Boshko Stefanoviq, nga Krusha e Madhe, etj.

Të gjithë këto janë të lirë dhe për asnjërin prej tyre nuk do të ngrihet tribunali i posaçëm.

Përveç këtyre, ka edhe shumë serbë tjerë lokalë, të cilët kanë marrë pjesë në krime, dhe dëshmitarët e Krushës së Madhe pas luftës i kanë denoncuar emrat e tyre, pranë organeve drejtësisë, si në Tribunalin e Hagës, në UNMIK, te Policia e Kosovës, në KFOR, EULEX etj. Mirëpo, deri më sot, nuk është dënuar asnjë kriminelë, për këto krime të tmerrshme!

Asnjë i dënuar nga e gjithë kjo masakër, kur dihen tashmë krimet dhe kriminelët. Ky është thelbi i asaj që përjeton sot Kosova. Këtë ju duhet ta thonit. Dhe, në se deri më tash gjithçka është rënduar mbi të vrarët, nëse është i domosdoshëm ky tribunal i paprecedentë, atëherë le të ketë një zgjidhje të arsyeshme të hetohen të gjithë dhe gjithçka, të dalë përpara gjykimit kushdo që ka vrarë, dhe atëherë të jeni të bindur se Gjykata Speciale do të ketë punë të mjaftueshme edhe për njëzet vitet e tjera, dhe sado pak, plagët e shqiptarëve do të mund të lehtësoheshin nga ndëshkimi i drejtë dhe vendosja e së drejtës.

Thuajse të gjithë liderët politikë në Kosovë, dikush me dhimbje, dikush me gëzim, e ndonjë tjetër në vorbullën e paqartësisë, janë shprehur se, megjithëse e dhimbshme, duhet ngritur ky tribunal drejtësie.

Ndërkohë shteti shqiptar dhe parlamenti i tij po hesht. Ligjvënësit tanë kanë nxjerrë rezoluta e ndërmarrë nisma edhe për vende shumë të largëta, me të cilët na lidhin vetëm kujtime të hershme, ndërsa për një proces tejet domethënës që ndodhë në një pjesë të rëndësishme të kombit, ka vetëm heshtje. Është e lehtë të rrahësh shpatullat dhe të bësh kauzë të përbashkët për gjëra të orës së tretë, por e rëndë të heshtësh në një çast sublim, si do të jetë kjo ditë e mërkurë.

Emisarët e ndryshëm politikë, sado të rëndësishëm të jenë si emisarë dhe si figura politike, nuk mund të jenë të njëjtë me atë që përfaqëson pjesën më vitale të kombit. Heshtja e sotme nuk mund të jetë alibi e së nesërmes. Dje, e mërkurë, në parlamentin e Kosovës, u votua për një ndër strukturat më të rëndësishme të këtij shteti të ri, e cila do të jetë si një shtet ligjor brenda shtetit pa ligje. Trysnia ka bërë që të ketë heshtje, por njerëzit duhet të flasin. Të paktën të çlirojnë shpirtin e tyre. Shumë e shumë vite më parë, kur vetë fjala ishte e rrezikuar, Ukshin Hoti do të thonte pikërisht në Krushën e Madhe, fjalët e tij lapidare “Fol, ose vdis”. Ju mund të heshtnit, por brenda jush do të heshtë njëkohësisht shumë çka.

Share This Article
11 Comments
  • Te lumte Bedri,me pare pranuam flamurin tani gjykaten,por kurre skerkuan genocidin ne gjykaten e Hages te shtetit serb kundra shqiptareve.Ju lumte per heshtjen qe do te paguhet ne breza,per ato breza qe heronjt e UCK dhane edhe jete e sa e sa te tjere gjate nje shekulli.Ju pershendes.O sot o kurre -FOL OSE VDIS.

  • Nuk mund te flasin, nuk jane me “Luftetare e Çlirimtare”, jane “interesaxhinje” e “pronare”. Jane “karieriste” me goje e sy te mbyllur. Nderin, luften, gjakun, lirine, sakrificat, martiret e popullin e sakrifikuar e kane pas shpine.

  • Ate liri qe u dha USA dhe NATO shqiptareve te Kosoves, ata nuk po dine ta menaxhojne. Te vjen turp qe flet te njejten gjuhe me ata qe sot luftojne kunder USA ne Siri. Edhe pak dhe Drenica nuk do te permendet me si vendi i Adem Jasharit legjendar, por si furnizuese e Al Qaedes. A ka turp me te madh se te urresh ate qe te cliroi nga thundra serbe? Ti mire ben o Bedri Islami qe u kujton derrave cfare u ka bere serbi, por harron qe ata tani jane fare serbi e trazuar me pak gen shqiptar/turk. Perndryshe nuk shpjegohet gjithe ky admirim i perzier me frike qe kane ndaj serbit. Paskemi qene si komb te keqijte e vetes, si ketej apo matane kufirit. Nuk mendoj te jete vetem pasoje e injorances. Duhet patjeter te jemi duke vuajtur ndonje mallkim per faktin qe jemi sherbetore te dreqit sot dhe ne historine tone. Si nuk kemi qene njehere ne krahun e duhur te historise. Kudo ishte ne Ballkan Turqia, por sot te gjitha vendet e tjera jane Evrope pervec nesh dhe sllaveve qe kemi rrotull qe do behen se shpejti. Vetem te degjosh me sa urrejtje flasin per USA kosovaret dhe te iken truri. Popull mosmirenjohes. Ne vend qe te ngrihen vete dhe t’i mbysin me duar ata qe bejne propagande gjoja fetare per te mbjelle radikalizmin islamik, dergojne djemte e tyre ne Siri. Edhe pastaj habiten pse po shuhet dalngadale sakrifica dhe martirizimi i atyre qe vdiqen ne 1998-1999. Ty o popull shqiptar i Kosoves, Perendimi te gjeti foshnje jetim te hedhur ne ferra, duke vdekur, te mori ne gji, te mbajti ngrohte, te ushqeu dhe ti tani qe po rritesh po i kthehesh kunder? Sepse jane ca terroriste qe nuk kane asgje fetare ne predikimet e tyre qe i genjen truri te luftojne kunder USA. Kollaj eshte te besh armiq. Lum ai qe ka miq dhe te forte. Por mbase kenaqeni te ktheheni tek nena Serbi. Tani qe po beheni edhe radikale terroriste islamike, do ta ktheje koken menjane Evropa (nje sy e ka patur mbyllur gjithmone) kur te filloje perseri spastrimin etnik Serbia. Hajde se folim.

  • Sa per Europen,ajo s’na ka dashur qe kur eshte bere njerezia,e per Ameriken,i kemi borxhe te medha.Por mos haro o “maloku lozanjar” se kemi 500 vjet qe luftojme per te tjere dhe jo per Atdhe,e aty tek keta qe drejtojne sot Kosoven,jam dakort se kane haruar te gjitha,para pasurise,e qe grabisin ku te munden,dhe fakti eshte qe nuk paskan luftuar per Atdhe e Liri,por vetem per pasuri.

  • Fol ose Vdis,
    Shume domethenese kjo shprehje, e cila per mendimin tim i perket kohes se ndritur te rilindasve, mbasi ata gjate gjithe asaj kohe nuk kane reshtur se foluri.
    Po kush do te flase sot dhe per cfare duhet te flase ?
    Eh, sa shume ka per te folur dhe sa shume po flitet mes vedit, gjithkush per forcimin e pozitave politike per nje kolltuk dhe pajtohen me heshtjen.
    Fol ose Vdis, Ti Hashim Thaci i pari duhet te flasesh si kryeminister i Kosoves martire, (i asaj Kosove qe ka lindur dhe rritur me qindra bij e bija qe asnjehere nuk kane heshtur por kane folur me gjuhen e pushkes, kunder kujtdo dhe i kane treguar vendin ),jane me qindra te vrare e te masakruar me dhjetra motra dhe bija te kombit tone te perdhunuara nga hordhite paramilitare serbe dhe cuditerisht ti si kryeminister hesht !
    Po sikur nje nga keto vajza te kish qene motra juaj ?
    Adem Jasharit nuk i mjafton qe t’i permendet emri ne ndonje veper arti , por per te dhe familjen e tij qe u martirizua si edhe shume familje te tjera kosovare duhet folur dhe jo heshtur.
    Jeni kryeminister , dmth kryetar qeverie eshte baraz me nje kryefamiljar dhe kur ketij kryefamiljari i kane vrare dhe perdhunuar antaret e familjes atehere c’duhet bere ?
    Ju keni bere ate qe nuk do t’a bente askush tjeter duke harruar se c’fare i ka ndodhur familjes se Kosoves keni heshtur.
    Aq me shume ju pajtoheni me vendimet e te huajve ku ne shtepine time ata me gjykojne perse me kane vrare dhe me kane perdhunuar paramilitaret dhe ju nuk keni folur dhe perpara tyre jeni cfaqur si nje kufome e vdekur dhe tani ata kerkojne qe mqnse ju nuk keni
    folur atehere duhet te shuhet populli i Kosoves dmth duhet te vdese.
    Sikurse ti dhe shume koltugofage te tjere ish pjestare te U.C.K -se qe kane zene ndonje post ne qevere apo diku tjeter per ajken e popullit te Kosoves ju nuk keni folur dmth jeni te gjalle te kallur ne dhe.
    Kombi yne ashtu sikurse trima ( si cdo komb i botes ) ka lindur edhe tradhetare qe kane tradhetuar idealet kombetare, por asnjehere ata nuk kane triumfuar dhe gjithmone jane denuar.
    Kombi edhe Atdheu yne nje dite do te rilindin dhe shume si ju do te permenden ne histori si shume tradhetare qe kane mohuar Atdheun dhe Kombin e tyre.
    Mos kujtoni ju se me heshtjen tuaj do te vdese Kombi yne : Asnjehere !
    Lavdi deshmoreve te Luftes Clirimtare te Kosoves , nenave dhe motrave qe sakrifikuan gjithcka per te mos vdekur ky popull i shumevuajtur!

  • Shkrimi i te madhit BEDRI ISLAMI eshte nje kushtrim jo vetem nga titulli aq i gjetur, Fol ose Vdis, por ne tersi per thelbin e ceshtjes qe trajton. Me ket akt Kosova ka bere nje regres te tmerrshem ne udhen e saj te pavaresise.Serbise i eshte hapur udha te rikthehet ne Kosove dhe te vazhdoi genocidin e nderprere nga UCK dhe martiret e Kombit, luftetaret e saj, mbasi tani ska me kush ta pengoi. Ata qe i vune gjoksin dhe u flijuan ne altarin e lirise do gjykohen dhe do denohen per “krime” me te vetmin “argument” se paskan mbrojtur nderin, jeten dhe lirine ne token e tyre, ne familjen e tyre. Hapu toke e permbysu qiell!!! Ngrihu Baca Adem dhe Ukshin Hoti nga varri, se skifteret qe late pas jane shnderruar ne korba dhe po i bejne varrin Nenlokes Kosove!.

  • I nderuar z Islami. Me pelqeu ky shkrim, e shpesh mendoj se sensibiliteti yne ndaj “Gjenocidit e Spastrimin Etnik ne Kosove” jo vetem ka rene por po mbytet nga pluhuri i harreses. Niveli rudimentar me te cilin kemi trajtuar kete problem, duke e harruar, fshehur e neglizhuar; nuk na nderon si Komb e as si “Rrace”. Po behemi “shteti i pare ne Histori”…po, dhe disa here kemi folur dhe ketu, vertete po behemi i Pari kur “agresori i mundur” tashme po i kerkon “reparacione Viktimes!” Kam lexuar ketu se jetoni ne Gjermani e besoj se mund te na ndiqni ne kete forum. Dje kam postuar dicka per Kosoven, te bere dite me pare ne Blogun tim dhe eshte c & p. Meqe eshte pak si e gjate, po sjell vetem linkun, ne keni kohe mund ta lexoni.

    http://gazetadita.al/kuvendi-i-kosoves-themelon-tribunalin-kunder-uck-se/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kuvendi-i-kosoves-themelon-tribunalin-kunder-uck-se

    Dje ky lajm iku shpejt (apo une postova vone) dhe aty behej fjale per “miratimin e Parlamentareve te Kosoves” Jane me teper mendime te shpejta personale, nje ese e shkurter ne raport me “Perdhunimin” e mbi 20.000 femrave Shqiptare ne Kosove. Dhe per konceptualitetin e kesaj “Arme te Luftes” (sic njihet sot, zyrtarisht) me precedente ne historine e larget e te afert. “Mos-mbajtja e e Rekordeve” nga pala Shqiptare … dhe perhapja e tyre ne shkalle nderkombetare ne menyre agresive e te organizuar, me paragjykim e persistence; … ka kaluar ne Nivelin e Neglizhences Kriminale.

  • Z Islami qe flet tamam si perfaqesues i shekullit te kaluar komunist i thekur ku gjithnje i shikon gabimet te te tjeret e asgje tek vetja. Per gjenocidin e masakrat ne Kosove Amerika ngriti ne qiell mbi 1200 avione e krimineli Milloshevic vdiq ne hage e nje pjese e mire e suites se tije i shkoje mbrapa. Populli i Kosoves martire ka derdhur shume gjak pergjate historise deri kure erdhi dita e lirise. Ti me shoket e tu qe e rrembyet stafeten ne fund me nihmen e bashkepuntoreve te serbise ne Tirane e Prishtine e direkt nga Beogradi u rreshtuat me porosi e me qellime kriminale me fitimtaret taman sic ndolli me revolucion studentor te 90tes .
    Bota perendimore ka shembuj te qarte se si venoset drejtesia e ndeshkimi mbas lufte nga fitimtaret por ju zbritet nga mali me grusht perpjete se kujtuat se ishit ne 1944 dhe u turret e nuk late gje ne faqe te tokes pa masakrua e vjehur.
    Fituesit perendimore me mbarimin e luftes se dyte boterore nuk i masakruan nazitet kriminele por ngriten Nurembergun dhe i ndeshkuan me ligj.
    A ka nje rast te dyte ne historine e botes ku ushtria clirimtare nuk e fiton pushtetin me zgjedhje te lira kur vendi clirohet nga okupatori. Kjo ka ndollur vetem ne Kosove ku lideret e vetemruar apo te emruar nga Beogradi e perllosen luften per liri duke mohuar sakrifiat e qindra shqiptareve qe dhane jeten ne lulen e lirise per clirimin e Kosoves. Ju o bandite qe korret frytet e luftes dhe i hypet popullit ne qafe lavdi Zotit e Amerikes po perfundoni pa lavdi ashtu sic keni qene tere jeten tuaj. Ne nje lufte clirimtare qe nise me luften klandestine dalin lideret e luftes frontale per liri. A mundesh te flasesh ti o i derguari i Ramiz Alise ne luften e Kosoves se ne cilen beteje ke marre pjese ti se Bashku me Hashim Thacin e kliken kriminale te kosoves qe shkelet pa shpirt e turp mbi gjakun e derdhur per liri te trimave te Kosoves. Ke deklaruar para disa shkrimesh se keni realizuar ne Tirane gjate viteve 93-94 disa takime te Partise Popullore . Une mundem te them se tere ju “drejtuesit” qe moret stafeten ne fund te luftes ne Kosove te derguar e menaxhuar nga Ramiz Alia e Sali berisha jeni ekzaktesisht si padronet tuaj. Nese padronet tuaj kane qene patriot e nacionalist jeni edhe ju por nese kane qene UDBAsha te tille jeni edhe ju dhe bash per kete po ju qeron Amerika o te pafytyre. Ardhja e FBIse , CIAs e DEAs ne Tirane kane te njejtin mision qe te pastrojne pansllavizmin rus ne trojet shqiptare o gjak bastard e i ndyre pasi ju jeni edhe sponsorizuesit me te medhenj te fondementalizmit islamik kriminal me vjedhjen , varferine e maskarallekun tuaj. Poshte tradhtaret

  • More a eshte e vertete se Ministria e Mbrojtjet e Drejtorite e Policise se Shtetin ne Lezhe, Lushnje e Gjirokaster kane marre njoftim mbi mundesine e trafikimit te droges nga infrastruktura ushtarake apo jo? Perse ne Parlament e Komision Parlamentar ministrat perkates bejne sikur nuk dine gje e kryeministri tallet me mushkonjat.
    Kane marre njenjoftim zyrtar nga Sherbimi Infirmativ i Shtetit e tallen. Jane pikerisht keta padronet e ketij trafiku. Duhet te largohen qe te tre sa nuk kane marre me vete tere shqiperine. Kontrabandiste te ndyre e e pafytyre.
    Tani qe jua perplasn ne fytyre me shkresa zyrtare qe qeveritaret i mohuan deri dje egzistencen e tyre cfare do thone. A ka ndonje te pafytyreqe mundet ti mbroje keta kontrabandistet e kolumbise se europes

  • Zot i Arshit te Madh, na ruaj nga e keqja e vetes tone…(Kuran/thone lutja me e rendesishme per nje njeri)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *