Vrasja në Shkodër, mori hakun e xhaxhait pas 21 vitesh

redaktor

Policia e Shkodrës identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ekzekutimit me snajper të Kol Drinit mëngjesin e 23 prillit në fshatin Vukatanë të Komunës Gur i Zi.

Kol Drini u ekzekutua teksa po punonte tokën e tij.

Policia thotë se autori i vrasjes ai është Eduart Arra i datëlindjes 1981.  Policia po kryen kontrolle në zonë për arrestimin e autorit të vrasjes.

Familjet në gjak prej 1993
Familjet Drini dhe Arra prej 1993 ishin në gjak, kur Mark Drini i vëllai i viktimës ekzekutoi Eduart Arrën I cili ishte xhaxhai i 31 vjeçarit të shpallur në kërkim. Mësohet se Mark Drini kishte vuajtur dënimin dhe më pas ishte larguar drejt Amerikës ku dhe jeton aktualisht.

Autorët qëlluan 50 metra në distancë
Sipas grupit hetimor, dyshohet se vrasja është kryer me snajper, kjo edhe për shkak se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë përveç 2 predhave të plumbave në trupin e 55-vjeçarit.
Sipas policisë autorët kanë qëlluar brenda automjetit nga rruga kryesore që lidh fshatin Vukatanë me Gurin e Zi, ndërsa janë larguar menjëherë të pashqetësuar nga askush.

Share This Article
3 Comments
  • Kush ka ber kete te kapet dhe te varet …pa gjyq …Jo ashtu si duan te bejne ata vetegjyqesi dhe shteti te veproje me te njejten menyre …te behet nje nga keta qelbesira qe kan ngujuar sa e sa femije shembull ..Qe vrasja per hakmarje ,,,,denohet me varje …ndryshe …do shuhen familje te tera ..

  • Kur cdo frikacak qe fshihet pas therrave te rruges dhe qellon me snajper “gjakesin” e tij, thote dhe mendon se po vepron ne emer te kanunit, atehere,,,,mireserdhe ne Shqiperi. Eshte bote e therrave, kjo e jona. Brenda therrave, presin “trimat”.
    Ka prej tyre qe vrasin gra e femije,,,edhe kete ne emer te “kanunit”.
    Kam pershtypjen se edhe psikologet dhe psikiatret me te mire ne bote, nuk u vijne dot ne ndihme, qenieve te tilla.
    Ku ishin keta “trima”, per 50 vjet me radhe,,,,,per sa kohe ishte xhaxhai gjalle??? Apo ua dinte prapanica mire se cfare i ndodhte “trimave” te tille, ne ate kohe??
    Nuk na qenka pune trimash,,,na qenka pune ujqish, qe shfrytezojne “mjegullen” e kesaj drejtesie Gjingjonase.!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *