Artistët e Teatrit të Operas e Baletit kanë protestuar dje dhe kanë kërkuar kthimin mbrapsht të kontratave. Rreth 150 artistë të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit protestuan kundër kontratave 3 mujore të punës që u kanë ardhur në institucion nga Ministria e Kulturës. Artistet thanë se ndihen të kërcënuar për largimin nga puna pas mbarimit të kësaj kontrate. Sipas kreut të shoqatës, Reshat Ibrahimi kontrata është në kundërshtim me ligjet në fuqi për artin.
Drejtuesi i Teatrit të Operas e Baletit tha se behet fjale për një keqkuptim dhe garantoi artistet se nuk do të këtë shkurtim të vendeve të punës.
“Garantoj që nuk do të ketë largim të artistëve, bëhet fjalë për riorganizim të punës në teatër. Kontrata e keqinterpetuar nga artistët”, u shpreh Kerni.
Artistët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën nëse nuk merret një vendim për anulimin e kontratave 3 mujore.
