Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në selinë e shenjtë, në shtetin e Vatikanit, ku është pritur në një takim nga Papa Françesku. Vete Kryeministri Rama, ka postuar një foto në rrjetin social “Twitter”, gjate vizitës se tij në Vatikan. Siç shkruan edhe vetë zoti, Rama, takimi mes tyre ka zgjatur për një orë. “Audienca me Papa Françeskun, një orë e mrekullueshme përballë thjeshtësisë së njeriut”, komenton kreu i qeverisë shqiptare, në postimin e tij në “Twitter”.
