Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi dje se gjatë muajt mars ka ushtruar 421 kontrolle, në 21 ambientet e paraburgimit dhe burgjeve në vend. Nga këto kontrolle, rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar 79 aparate celular, së bashku me SIM-kartat e tyre. Janë ndëshkuar për mosbindje ndaj urdhrit të policisë së burgjeve 98 të paraburgosur dhe të dënuar, 8 të tjerë për prishje të pronës shtetërore, janë dhënë 39 masa të izolimit në qeli. Janë dhënë 258 leje dhe në një rast i dënuari nuk është kthyer ende.
