Trajneri i Bayern Munchen Pep Guardiola, tha se zhvilloi një ndeshje të mirë edhe pse u mund 1-0 nga Real Madrid dhe shtoi se shpreson që ekipi i tij të vazhdojë të përmirësohet në ndeshjen e kthimit.
“Urime Madridit! Fituan 90 minutat e para dhe tani kemi ndeshjen tjetër në Mynih. Janë skuadra më e mirë në botë në kundërsulm. Ne donim të zotëronim ndeshjen duke mbajtur topin, por na mungoi goli”, tha Guardiola.
Më tej Pep tha se vertikaliteti është virtyt i Realit pasi është një skuadër e shpejtë. Janë atletë dhe nëse i lejon të vrapojnë, nuk ke shanse ndaj tyre.
” Në pjesën e dytë nuk bëmë shumë presion, por është po aq e vërtetë që Reali në pjesën e parë nuk lidhi tre pasime bashkë. Unë jam krenar për skuadrën time pasi dominuam në Madrid”, tha trajneri i Bayern Munichut.
