Durrës, 60-vjeçares i shkulin varësen nga qafa në mes të rrugës

redaktor

Një grua 60-vjeçare denoncoi në polici se është grabitur nga një person i paidentifikuar, që i ka shkulur me forcë nga qafa varësen e floririt. Burime zyrtare thanë se denoncimi është bërë nga K. Sh., 60 vjeçe, e cila deklaron se rreth orës 12:00, në lagjen Nr. 6 të qytetit bregdetar, është sulmuar befasisht. Gruaja ka dhënë përshkrimin e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorit. Materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit për veprën penale të “vjedhjes”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *