Një person i ka vënë flakën makinës kryetarit të komunës Fratar, Astrit Sejdini.
Personi që i vuri flakën mbrëmë makinës tip Lande Rover ishte në gjendje të dehur.
Sipas policisë se Mallakstrës, kryetari së bashku më disa miq të tij ndodheshin në një lokal te fshatit kohën që mjeti i parkuar u shkrumbua.
Për këtë ngjarje policia ndaloi 45 vjeçarin Ferdinand Ferzaj, i cili dëshmoi se aktin e kishte kryer nga dëshpërimi për një vend pune.
