SHËNIM: Spiunllëku, damka jonë!

redaktor

“Spiun, majmun, sapun….” – është kjo ndër ato fraza  që menjëherë të sjellin ndër mend filmin ‘Lulëkuqe mbi murre’, ku një grup fëmijësh jetimë, hakmerren me etiketime shpotitëse ndaj kujdestarit që ua kishte nxirrë jetën. Po në këtë film, është dhe një episod ku fëmijë të Jetimores kapin në rrugë një djalë që dikur i kishte sharrë dhe pasi e rrasin një qoshe, i vënë një damkë në shpinë, duke shkruajtur me shkumës mbi xhaketën e tij fjalën spiun.

Me damkën e spiunllëkut të përhapur si ves ndër njerëz është denoncuar dhe  komunizmi tek ne, ku për një fjalë goje shkojë në të s`ëmës, pa e kuptuar dot se ajo kish mbërritur me lehtësinë më të madhe tek veshi i ndoshta njeriut të më të afërt, që më pas çoi në legjendën urbane se dhe murret kanë vesh. Bilës thuhet se rreziku i hapjes së dosjeve qëndron pikërisht në këtë pikë, ngase do dalin në shesh të vërteta rrëqethëse se si bashkëshortë a njerëz të afërt gjaku kanë denoncuar njëri-tjetrin, gjë që më pas mund të kishte pasoja të rënda sociale.

Por miti i spiunit është ende aktiv mes nesh. Ja, PD-ja e ka bazuar luftën politike në kishte opozite tek spiunllëqe, që ajo i emërton ai akte atdhetare  të disa personave që denoncojnë skandale qeveritare. Ka raste kur kjo është e vërtetë dhe ndodh që spiunllëku përfton një vlerë morale të caktuar. Po kjo nuk vlen për rastin e PD-së. Tash së fundi, kreu i SHISH-it, Visho Ajazi, ka folur mbi një spiun të shërbimeve ruse në rradhët e politikës, por jo më aktiv. Kur vjen puna për të shpjeguar se përse politika jonë në 23 vjet ka qenë kaq pak atdhetare në punëbërje, kaq pa dashuri për vendin nga mungesa e vizionit dhe nga derexheja ku e ka katandis realitetin, një prej tezave është ajo se këtu kanë drejtuar agjenturat e huaja nëpërmjet njerëzve të tyre në politike, që ky vend mos bëhet.

Një damkë të tillë, përzjerë me urrejtje patologjike, e ka dhe Berisha, që për një pjesë njerëzish nuk është veçse një agjent serb. Për një pjesë tjetër është bindja se tek e majta janë strehuar agjentë grekë e kështu më rradhë.  A është ky pra një vend që po e marrin vërtet në qafë spiunët?! Ah sikur Mark Dodani apo Neshat Tozaj të servirnin një skenar filmi me këtë temë!

E.Hoxha

Share This Article
13 Comments
  • Komunistet e kishin per zanat, spiunonin shoket , babane ose vellane kur donte te arratisej ose per politike, keshtu i kishte mesuar babai shpirteror Dulla.

  • Profesioni i pare i shqiptarit eshte spiunlleku ……………ne gjithe boten ,,,spiunat paguhen ..ne shqiperi pa para ….me shumie

    .

  • Po sot pse spiunojne nga te gjitha anet dhe per cdo gje,biles sot dhe vrasin pa motiv,nuk eshte se ne jemi race mu…..i?, e kemi bere spiunllikun ne kohen e turqise ,ne kohen e italianeve,ne kohen e gjermaneve,ne kohen e komunizmit dhe tani dhe do ta bejme dhe me pas.

  • Gazetar,po do ta pasurosh kete shkrim e te nxjeresh anen me te keqe te karakterit te shqipetarit me intervisto ‘MUA’ Servet Katovicen.
    Aty do ti gjesh te gjitha:’FILOZOFIN’,DOGMATIKUN’,’SOVJETIKUN’,’KINEZIN’,’RAMIZIN’,GJIRIZIN,PEDAGOGUN DEMAGOGUN,SPIUNIN,MAJMUNIN,TE PERVUAJTURIN PERSEKUTORIN,FIQIRETEN JOZEFINEN,KURVARIN,GOMARIN,TE PERSEKUTUARIN KRYETARIN E KUVENDIT,SALISJANIN ,SOCIALISTIN–POR MOS U MUNDONI TE GJESH KOMUNISTIN.Fjalen ‘komunist’ mos e perdor se tregon qe je kavje’ e propogandave antishqipetare per te mashtruar nje popull.

  • E ka pase thene gjermani: Pushtova gjithe Europen dhe kerkova spiune me pare dhe nuk gjeta. Ne Shqiperi, pa pare dhe sa te duash… Jemi patriota bre more bre.

  • Spiunimin nuk e shpiku komunizmi? E ringriti ballizmi kur shkonte denonconte te gjermanët. Ballizmi e mori nga legalizmi dhe legalizmi nga hafijet osmane. Hafijet këtu e kanë zanafillën e emrit. Komunizmi vetëm e përdori ideologjikisht dhe sipas moralit të sundimit të një ideologjie. Por të paktën e shpallte,- “ideologjia sunduse është m-l “!? Të tjerët e aplikojnë gjërësisht pa asnjë shpallje!? Të spiunojnë pa doganë dhe pa kufij ideologjikë !!!? Pa kufij shtetërorë me të gjitha agjenturat e huaja !!!?

  • Po ben gallate Vishua dhe ju e hani ate koker ulliri.
    Se çfare do tu spiunoje ruseve nje politikan shqiptare kete vetem Vishua mund ta fantazoje.
    Ne jemi shtet dhe komb cullak..e perse duhen informatoret!!!!
    Te gjitha keto tymuese i leshon Sala per te spostuar turmen..
    Sposto andej…sposto kendej…nga e majta i çon e djathta..nga e djathta i çon e majta…
    Me rrove te rrova,brisku i berberit

  • Mos haro zoti shkrues I shkrimit se tek ky filmi ishte personash dhe zoti “Luixh”,qe hante racionet e bukes qe ishte per spiunet italian.
    “Surat Patate”

  • Mire nje politikan tani jo aktiv ka qene , nuk e dime a vazhdon te jete spiun i Rusise sot. Perse nga ky Vishua, qe eshte vete spiun me dy neshtetesi nuk eshte denoncuar per t’u arrestuar e te denohet per tradheti e nxjerrje te sekretit shteteror ky “spiuni” Rus. Ne jemi shtet pa sekrete, i di mire Imami e Mut Noka qe flasin pa dogane dhe shume te tjere qe hane e pine tek SHQUP-i. Po per kryeagjentin Serb Sali C4, perse nuk foli ky Vishua, se per agjent te CIA-s as qe behet fjale, jane aty tek Ambasada dhe i ke ne cdo pritje me jevgun Arvizu. Ne Ministrine e Mbrojtjes jane keshilltare te USA qe nuk kane vevoje per ndermjetes se te dhenat e informatat i marrin vete direkt nga origjinali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *