Revista “People” ka shpallur Lupita Nyong’o, si femrën më të bukur të 2014-s. Aktorja 31-vjeçare, e cila fitoi çmimin “Oscar” për performancën e saj në filmin “12 Years a Slave”, ka lindur në Meksikë dhe ka jetuar për një kohë të gjatë në Kenia. U rrit me mendimin se nuk i përshtatej aspak kategorisë së të bukurave. Kishte parë në televizor gra me lëkurë të bardhë dhe flokë të butë e të drejtë, ishin këto që për të mishëronin të bukurën. Por tani asaj i pëlqen kur e quajnë të bukur edhe pa grim, pa krehur flokët apo pa mbajtur një fustan të këndshëm./D.GJ.



